fbpx

Trajnim në “PhP Laravel” organizuar nga Cacttus Education për vetëm 99 Euro

Shkolla e lartë profesionale Cacttus Education në partneritet me USAID vitin e kaluar kanë lansuar projektin tre-vjeçar “Partneriteti për Impaktin në TIK”. Ndër aktivitete e këtij projekti janë edhe trajnimet të cilat do të ofrohen në fushën e teknologjisë së informacionit me ndihmën e bashkëpunëtorëve të përfshirë në këtë projekt. Përmes këtij partneriteti do të lehtësohet përgatitja e të rinjëve për tregun e punës.

Trajnimi i parë që do të fillojnë në kuadër të projektit është: PhP Laravel Beginner to Intermediate që do të ofrohet për vetëm 99 Euro. Ky trajnim si dhe trajnimet tjera që do të lansohen me kohë kanë për qëllim zhvillimin e aftësive të të rinjëve kosovarë në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe shkathtësive tjera që ndikojnë në zhvillimin bizneseve dhe kuadrove të reja.

Projekti “Partneriteti për Impaktin në TIK” i dizajnuar për 3 vite ka për qëllim që të krijojë qëndrueshmëri në vitet e ardhshme e cila pritet të zgjasë përtej periudhës së projektit. Kjo qëndrueshmëri do të arrihet përmes bashkëpunimin të konsoliduar të partnerëve, si dhe përmes shkathtësive që kërkohen nga punëdhënësit në tregun e punës bashkë shkathtësitë e zhvilluara gjatë trajnimit dhe programit mësimor. Përveç kësaj, projekti do të shërbejë për të ndryshuar perceptimet kulturore lidhur me trajnimet dhe studimet profesionale në Kosovë.

Cacttus Education mori pjesë në eventin “Kosova Digjitale”

Dje u mbajt eventi Kosova Digjitale, pjesë e të cilit ishte edhe Cacttus Education. Gjatë këtij eventi, studentët e Cacttus Education patën rastin të prezantojnë projektet e tyre të krijuara në kuadër të studimeve në ‘Zhvillimit të ueb-it dhe aplikacioneve mobile’ dhe ‘Administrimit të rrjeteve dhe sistemeve’.

Kosova Digjitale organizohet si pjesë e shënimeve zyrtare të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe ka për synim promovimin e arritjeve në fushën e ICT-së. Në event ishin pjesëmarrëse rreth 44 biznese startup, organizata, nisma dhe projekte të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Pjesëmarrësit poashtu u vizituan nga Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe Ministri për Inovacion dhe Ndërmarrësi Besim Beqaj, të cilët patën rastin të njihen përsëafërmi me të arriturat në fushën e ICT-së, që u prezantuan për nder të përvjetorit të 10-të të pavarësisë së Kosovës.

Alertina Bytyqi, Zhvilluese e Aplikacioneve për Android në Kosova International Technology- KIT.

Alertina është studente e vitit të dytë në Cacttus Education, në drejtimin Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile. Ajo tashmë ka filluar praktikën në këtë drejtim duke u angazhuar si praktikante në Zhvillimin e Aplikacioneve për Android.

Alertina po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve përmes kompanisë Kosova International Technology- KIT. Ajo tregon se ambientet e këndshme të kompanisë po e bëjnë praktikën një përvojë shumë të mirë ku jo vetëm po mëson, por edhe po përshtatet shumë lehtë.

Ajo thotë:

“Ambienti shumë i mirë dhe ekipi me të cilin po punoj më kanë ndihmuar të përshatem shumë lehtë me këtë mjedis të ri. Praktika po më shtyen që të mësoj më shumë dhe të vazhdoj të përgatitem në profesion jo vetëm teoretikisht, por edhe në praktikë. Ndjej se sidomos në këtë mënyrë po përgatitem për tregun e punës.”

Studimet në Cacttus Education fokus kryesor kanë përgatitjen për tregun e punës. Përmes ligjëratave dhe ushtrimeve praktike në klasë, si dhe angazhimin e studentëve në punë praktike në institucione të ndryshme, studentët përgatiten që të punësohen në profesionin të cilin e studiojnë.