fbpx

Pse duhet të studioni në Cacttus Education?

Fusha e teknologjisë është njëra nga fushat më me ndikim të shekullit 21. Duke qenë një nga fushat me rritjen më të madhe sot, kërkesa për kuadro të reja në profesione të IT-së ka rritje të vazhdueshme. Cacttus Education si shkollë e lartë profesionale e teknologjisë së informacionit ka për qëllim përgatitjen e kuadrove të reja profesionale që do të plotësojnë mungesën e profesionistëve në profesione të IT-së. Përmes studimeve dy vjeçare Cacttus Education përgatitë profesionstë të radhës të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me kërkesat e tregut.

Cacttus Education ofron studime në dy drejtimet më të kërkuara:

Me fokus në fushën e teknologjisë Cacttus Education ju ofron më të mirën për sa i përket përgatitjes profesionale në këtë fushë. Përpos studimeve specifike, ka edhe shumë arsye të tjera përse ju duhet të studioni në Cacttus Education, por po i cekim ndër më të rëndësishmet të cilat ju duhet t’i keni parasysh:

  • Cacttus Education është shkolla e parë profesionale për IT e cila ofron programe për studim sipas kërkesave të tregut.
  • Nga dita e parë, edukimi juaj do të jetë i kombinuar me ushtrime praktike.
  • Cacttus Education do të angazhohet që studentët të përfitojnë punë praktike nga ndërmarrjet dhe kompanitë të ndryshme vendore dhe jashtë vendit.
  • Stafi profesional akademik.
  • Ambientet për mësim janë të pajisura me trendet e fundit të teknologjisë informative.
  • Certifikime industriale në programe që njihen ndërkombëtarisht, duke ua ofruar kualitetin e njëjtë me 10% e çmimit në raport me vendet tjera.
  • ICTS kredi që njihen dhe mund të barten në të gjitha institucionet e tjera arsimore vendore dhe ndërkombëtare.

Studimet në Cacttus Education janë të ndërlidhura me punësimin dhe përgatitjen për tregun e punës, si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Ndër studentët që kanë përfituar nga sistemi unik i studimeve në Cacttus Education është edhe Yll Fejziu, student i drejtimit “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”. Për përvojën e tij gjatë studimeve ai tregon:

Para se të regjistrohem në Cacttus Education kam ndëgjuar prej të tjerëve që me Cacttus Education është më e lehtë me dalë në tregun e punës. Tash që studioj këtu dhe që jam angazhuar në praktikë e kam parë që janë vërtetuar ato mendimet që unë i kam pasur para fillimit të studimeve.

Për studentët e Cacttus Education shpeshherë angazhimi në punë praktike rezulton edhe në ofertë për punë. Donika Batusha është njëra ndër studentët që ka filluar angazhimin e saj si praktikante gjatë vitit të parë të studimeve ku pastaj iu është ofruar kontratë pune në departamentin për zhvillim softuerik në Cacttus. Donika tregon:

Planprogrami që Cacttus Education ofron është shumë i përshtatshëm, përzgjedhja e lëndëve është specifike dhe e reflekton profesionin për të cilin po përgatitemi. Studimet janë të kombinuara me praktikë dhe janë të orientuara drejt tregut të punës. Përgatitesh për të punuar për atë pozitë të cilën e praktikon, atë profesion të cilin e studion.

Suksesi i studentëve poashtu është meritë e stafit profesional të angazhuar në Cacttus Education. Çfarë i dallon ligjëruesit tanë është edhe fakti që shumica prej tyre ushtrojnë profesionin të cilin e ligjërojnë. Ndër ligjëruesit në Cacttus Education është edhe Luan Gashi. Për përvojën e tij si ligjërues në Cacttus Education ai tregon:

Nisur nga përvoja ime si dhe kërkesat e tregut brenda dhe jashtë vendit, Cacttus Education është i vetmi institucion shkollor i cili si tërësi ofron programin në përgatitjen e studentëve për zënien në mënyrë meritore të një vendi pune. Këtu, studentët marrin njohuri nga të gjitha fushat të cilat i duhen një profesioni të përzgjedhur.

Cacttus Education po vazhdon me regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2018/2019. Informohuni më shumë KËTU.

Pse është i rëndësishëm angazhimi në punë praktike gjatë studimeve?

Puna praktike ju mundëson të fitoni njohuri specifike, zhvilloni shkathtësi të reja dhe krijoni përvojë profesionale në një fushë të caktuar. Angazhimi në punë praktike gjatë studimeve ju mundëson studentëve të jenë më të përgatitur profesionalisht, dhe të qasen më lehtë në tregun e punës.

Për studentët e Cacttus Education, angazhimi në punë praktike është pjesë e rëndësishme e përgatitjes profesionale. Krahas njohurive dhe projekteve që zhvillohen në klasë, studentët kanë mundësinë të shohin se si ushtrohet një profesion në botën reale. Kurse për studentët tanë në shumicën e rasteve, puna praktike ka rezultuar edhe në ofertë pune.

Si rrjedhojë 80% e studentëve të Cacttus Education janë të punësuar. Kjo falë programit të studimit që përpos përfitimit të njohurive teorike nxitë studentët të angazhohen edhe në punë praktike.

Cacttus Education përmes angazhimit në punë praktike ju mundëson studentëve që të inkuadrohen më shpejtë në tregun e punës dhe të bëhen profesionistë në drejtimet që ata i studiojnë.

Valmir Haxholli, Programer në Frakton

Ndër studentët e sukseshëm në Cacttus Education është edhe Valmir Haxholli. Valmiri studion “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” dhe ka mbaruar vitin e parë. Për rrugëtimin e tij në përcaktimin për studime ai tregon:

Programi i Cacttus Education më ka pëlqyer shumë sepse që nga fillimi i vitit fokusohet në zhvillimin e shkathtësive praktike në kombinim me teorinë e cila është e përshtatshme dhe e lehtë për t’u përcjellur. Kjo shkollë profesionale më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për tu qasur në tregun e punës. Përmes njohurive të fituara gjatë studimeve kam fituar një vend pune ku momentalisht ende ushtroj profesionin tim.

Që nga dita e parë që jam bërë pjesë e kësaj shkolle më së shumti më ka lënë përshtypje atmosfera shoqërore dhe stafi profesional. Kjo ka bërë që të ambientohem shpejtë me programin dhe shkollën në përgjithësi.

Cacttus Education është një shkollë e cila dallohet për cilësi të lartë të edukimit profesional në fushën e teknologjisë informative. Studimet në Cacttus Education na ndihmojnë në zhvillimin e karrierës sonë si studentë dhe poashtu na lehtësojnë qasjen në tregun e punës, vendor apo edhe ndërkombëtar.

Lënda ime e preferuar ka qenë “Programming with Java” të cilën e kam ndjekur gjatë vitit të parë. Kjo lëndë bazohet kryesisht në hapat e parë të zhvillimit softuerik si dhe në logjikën e të menduarit si programer.

Pasiqë gjithmonë kam qenë i dhënë pas fushës së programimit, programi “Zhvillues i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” ka qenë i duhuri për mua. Ky drejtim praktikisht mbulon të gjithë fushën e programimit, duke filluar nga elementaret e deri  tek më të avancuarat.

Këshilla ime për studentët e rinjë është që të jenë të fokusuar gjatë ligjërimit të lëndëve, të jenë gjithmonë në hap me literaturën e cila ju mundësohet falas nga Cacttus Education, si dhe të kryejnë detyrat që u caktohen nga profesorët profesional të kësaj shkolle.

Në të ardhmen e afërt planifikoj që të hap kompaninë time, e cila do të bazohet kryesisht në zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve mobile, pasiqë në vendin tonë ka mjaft hapësirë në zhvillimin e këtij biznesi.

Thënia ime e preferuar:  “Programming is a skill best acquired by practice and example, rather than from books” – Alan Turing