fbpx

Disa arsye pse duhet të studioni “Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile”

Zgjedhja e karrierёs asnjёherё nuk ёshtё e lehtё, nuk ka rёndёsi se nё cilёn fazё tё jetёs jeni. Mundёsitё e karrierёs ndryshojnё varёsisht se nё cilёn fushё tё studimit keni zgjedhur tё studioni. Pёr t’i shfrytёrzuar kёto mundёsi ju duhet që të studioni në institucionin e duhur.

Cacttus Education ёshtё shkollё e lartё profesionale e cila ju mundёson qё tё studioni nё njёrin nga drejtimet mё tё kёrkuara nё tregun e punёs.

Gjatё studimit dyvjeqar nё Cacttus Education, ju do tё merrni aftёsi kreative dhe profesionale qё ti plotёsoni kёrkest e tregut.

Ndёr pёrfitimet tё cilat ju do t’i keni nesёr si i diplomuar nga Cacttus Education nё programin e ‘Zhvillues i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile” janё:

Zhvilluesit e Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile kanё tё ardhura mё tё mira – Si Zhvillues i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile ju mund të keni njё pagё të mirë madje edhe vetëm me disa orë pune në ditë.

Kёrkesa pёr kёtё profesion ёshtё e madhe – Ju nuk jeni i kufizuar të punoni vetëm në tregun vendor. Sipas tё dhёnave, ka kёrkesa shumё tё mёdha pёr Zhvilluesit e Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile. Mundësitë tuaja për punësim shtrihen në tregun global.

Fleksibiliteti i punës dhe orarit – Ju mund të punoni me gjysmë orari, me orar të plotë, në zyrë, freelance, dhe mundësi të tjera të cilat nuk ju kushtëzojnë në kohë apo vendbanim.

Mund tё fitoni edhe duke shitur aplikacione – Nёse keni njohuri tё zhvilloni aplikacione mobile, mund tё jeni nё gjendje tё gjeneroni tё ardhura, duke e bёrё aplikacionin nё dispozicion pёr blerje nё App Store ose nё Google play.

Cacttus Education ёshtё shkollё e lartё profesionale qё pёrgatitё kuadrot nё aspektin teorik edhe praktik tё ballafaqohen me kёrkesat e tregut.

Leunita Begaj, përfituese e bursës në Cacttus Education

Leunita Begaj studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve në Cacttus Education. Leunita është edhe përfituese e bursës për studime. Pasioni që ajo ka për teknologjinë dhe përkushtimi i saj tregon për përfitimet që fusha e teknologjisë ka nëse më shumë vajza angazhohen në këtë drejtim.

Leunita dhe vajzat e tjera që studiojnë në Cacttus Education dëshmojnë se teknologjia është e përshtatshme për këdo që ka pasion për këtë fushë. Për arsyet se përse Leunita ka zgjedhur për të studiuar në fushën e teknologjisë dhe për përvojën e saj gjatë studimeve ajo tregon:

E kam zgjedhur drejtimin “Administrim i rrjetave dhe sistemeve” për shkak të planprogramit që Cacttus Education ofron për këtë drejtim dhe për shkak të përgatitjes profesionale për tregun e punës.

Zgjedhja e lëndëve dhe qasja e profesorëve ndaj studentëve e ka bërë fillimin e studimeve edhe më të lehtë.

Cacttus Education ofron shumë mundësi të mira për studentët që kanë pasion për teknologji dhe dëshirojnë të arrijnë dhe të bëjnë karrierë në fushën e teknologjisë. Drejtimet e studimit të cilat i ofron Cacttus Education janë të përzgjedhura mirë, dhe kanë shumë perspektivë në treg të punës.

Testimet e shpeshta dhe projektet që kemi pasur na kanë mësuar të jemi edhe më efektivë dhe më aktiv në orët mësimore. Nga pikëpamja ime, Cacttus Education ju ofron shumë studentëve të tyre: punë praktike, bursa dhe më e rëndësishmja sistem cilësor mësimor.

Cacttus Education do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ofrojë bursa për studentët ku për qëllim ka përkrahjen e talentëve të rinjë duke u mundësuar që përmes studimeve të avancohen më tutje në fushën e teknologjisë.

Intervistë me profesoreshën Azra Krasniqi

Azra Krasniqi është profesoreshë në Cacttus Education ku ligjëron lëndën “Teori dhe Metoda Shkencore”.

Azra ka vijuar studimet në Shkollën e Lartë Teknike në Mitrovicë, drejtimi Elektro-Informatikë dhe Telekom, bachelor i sociologjisë, dhe magjistre e shkencave për studime zhvillimore (Development Studies) në University of Glasgow, Skoci, Mbretëri e Bashkuar. Karriera e saj në mësimdhënie ka filluar që nga viti 2011 në UBT. Përpos mësimdhënies, gjatë 10 viteve të fundit ajo ka punuar ekskluizivisht në sektorin energjetik, ku gjatë viteve ka qenë pjesë e zhvillimit të politikave dhe projekteve energjetike në Kosovë.

Qasja e saj positive dhe profesionale gjatë ligjërimit dhe përgatitja akademike për lëndën të cilën e ligjëron e bëjnë Azrën njerën ndër ligjëruesit më të preferuar nga studentët. Studentët që kanë ndjekur lëndën “Metodat dhe Teoritë shkencore” me profesoreshën Azra thonë: “Ajo është personi i duhur për lëndën e saj. Ashtu sikur komuniteti shkencore, ajo është rigoroze dhe pranon vetëm fakte dhe të dhëna relevante përgjate punimeve hulumtuese dhe gjithmonë na shtyen ta japim më të mirën nga vetja si në projekte ashtu edhe gjatë ligjëratave në klasë”.

Përmes intervistës mësuam më shumë rreth Azrës dhe asaj se çka e motivon atë për të punuar si ligjëruese në Cacttus Education:

A mund të na tregosh më shumë rreth lëndës që e ligjëron?

Ligjeroj lëndën ‘Teori dhe metoda shkencore”. Thelbi i lëndës është hulumtimi, bazë e të cilit janë mbledhja dhe analizimi i të dhënave, e përmes të cilave përfitohen njohuri të reja. Aplikohet në të gjitha fushat, nga akademia, tek zhvillim i biznesit e media. Sot është pjesë e jetës sonë, qoftë kur zgjon kërshërinë tonë më të vogël, interesimin tonë për informata shtesë, deri tek zbulimet e reja.

Çfarë ju motivon më së shumti për të qenë mësimdhënëse/ligjëruese?

Babai im ishte profesor universiteti dhe ndikimi që kishte tek të rinjët më ka impresionuar gjithmonë. Poashtu, besoj fuqishem që dija dhe njohuritë duhen të barten tek tjerët, e pse jo të njejtat të përsosen mëtutje.

Çfarë bëni në klasë për ta nxitur të mësuarit tek studentët? Dhe në çfarë mënyre i vlerësoni njohuritë e studentëve?

Komunikimi interaktiv me studentë është çelësi i nxitjes. Nuk besoj në ligjeratat e tipit kur gjatë tërë kohës një flet tjerët ndëgjojnë. Përfshirja e studentëve në ligjeratë, pra krijimi i përkatësisë në akademi është çka nxitë studentët për të mësuar. Vlerësimi bëhet përmes detyrave gjatë semestrit dhe testit final.

Çfarë filozofie të mësimdhënies keni?

Është dëshirë e imja të krijoj atmosferë apo proces të atillë përmes së cilit studentët mund t’a arrijnë potencialin e tyre të plotë. Mësimdhënia është poashtu edhe proces mësimi edhe për mua: mësimi nga studentët dhe kolegët, e pse jo edhe nga shoqeria dhe komuniteti.

Sa është e rëndësishme lënda “Teoritë dhe metodat shkencore” për studentë në fushën e teknologjisë?

Sot njerëzit kanë dëshirën dhe tendencën të shkojnë një hap tutje. Andaj përsosja e teknikës së hulumtimit mundëson t’a bëni atë hap.

Pse mendoni që të rinjtë duhet të studiojnë në Cacttus Education? Çka ofron Cacttus Education, që është unike për ta?

Cacttus Education është institucion unik sepse fokusohet pikërisht në përgatitjen profesionale të kuadrove të reja, duke implementuar një sistem ndryshe të mësimdhënies në Kosovë dhe rajon.  Cacttus Education është shkolla e vetme profesionale për teknologji që orientohet drejt zhvillimit të shkathtësive relevante tek studentët, nxitjen dëshirës për të mësuar duke ju mundësuar ta shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë.

Çfarë porosie keni për të rinjtë që dëshirojnë të inkuadrohen në fushën e teknologjisë?

Sot zhvillimet dhe zbulimet e shpejta shkencore janë cilat pjesë e jetës sonë e të cilat nuk do të ishin kaq të sukseshme pa zhvillimin e teknologjisë. Andaj, fusha e tekonologjisë është det i pafund i njohurive dhe mundësive, si ato akademike ashtu edhe profesionale.