fbpx

Cilat janë profesionet më me perspektivë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikimit?

Të studiosh në fushën e teknologjisë është një hap i mirë drejt një karriere me perspektivë më të gjerë. Profesionet në fushën e teknologjisë janë ndër profesionet më të kërkuara, që ofrojnë mundësi më të mira të avancimit në profesion si dhe pagë më të lartë. Por, cilat janë profesionet në fushën e teknologjisë që paraqesin kërkesën më të madhe në treg?

ZHVILLUES I APLIKACIONEVE MOBILE
Zhvillimi i aplikacioneve mobile është ndër profesionet me rritje më të shpejtë në botë. Me rritjen e përdoruesve të paisjeve si telefona të mençur e tabletë, po rritet në një shkallë marramendëse edhe kërkesa e tregut për te zhvilluar aplikacione të reja.

ADMINISTRUES I TË DHËNAVE
Bizneset sot akumulojnë sasi te medha të të dhënave digjitale. Kjo ka nxitur nevojën për Administratorë te Databazave, te cilet menaxhojne keto te dhena: i ruajnë, organizojnë, dhe analizojnë.

ZHVILLUES I UEB-IT
Për çdo vit, një numër rekord i bizneseve po rrisin prezencën e tyre online. Me shtimin e numrit të produkteve dhe shërbimeve online, kërkesa për zhvilluesit dhe dizajnerët e ueb-it është vazhdimisht në rritje.

ADMINISTRUES I RRJETEVE
Kompanitë e organizatat vazhdimisht investojnë në teknologji të reja sistemesh dhe rrjetesh me qëllim që ta rrisin produktivitetin dhe të fitojnë përparësi ndaj konkurrencës. Si rrjedhojë kërkesa për Administratorë të Rrjetit do të vazhdojë të rritet.

INXHINIER SOFTUERIK
Kërkesa e tregut për inxhinierë softuerik do të rritet paralel me zhvillimet teknologjike dhe teknologjitë e reja të rrjetit. Me sofistikimin dhe adoptimin e sistemeve për përpunimin e të dhënave, do të kërkohen më shumë Inxhinierë të softuerit për të implementuar dhe përditësuar sistemet kompjuterike.

IT SPECIALIST PËR SIGURI
Siguria mbetet brenga kryesore për ekzekutivët e IT-së dhe menaxherët. Për shkak të shpeshtësisë, përmasave dhe kompleksitetit të sulmeve kibernetike që vazhdojnë të eskalojnë, shkathtësitë në sigurinë me kompjuterë janë në kërkesë të madhe në treg.

Fatmirësisht, Cacttus Education ofron shkollim profesional 2 vjeçar dhe trajnime për këto profesione. Njohuritë akademike dhe ana praktike e studimeve ju përgatisin për tregun e punës vendor dhe për gjithë botën.

Kursi për Robotikë dhe Elektronikë në CacttuKids

A jeni të gatshëm t’i sfidoni shkathtësitë tuaja për elektronikë dhe robotikë? Ne në CacttuKids jemi duke organizuar kursin ku ju mund t’i praktikoni shkathtësitë tuaja duke programuar paisjet elektronike përmes Arduino-s. Arduino është një platformë e inxhinierisë elektrike që ju meson se si funksionojnë qarqet elektrike.

Me Arduinon ju jo vetëm që do të mësoni se si funksionojnë paisjet elektrike, por poashtu do të shihni se si programimi e elektronika funksionojnë së bashku duke ju mundësuar të krijoni shpikje të reja e interesante.  Përmes shpikjeve kreative që vijnë nga imagjinata juaj, ju një ditë do ta ndryshoni botën duke zgjidhur probleme të ndryshme.

Tri gjërat kryesore që me kursin për Robotikë e Elektronikë do t’i mësoni janë:

  • Bazat e inxhinierisë elektrike
  • Si të programoni paisjet elektronike dhe dizajnoni qarqe elektrike.
  • Si të përdorni platformën elektronike Arduino.

Edhe pak kohë ka mbetur deri në fillimin e kursit për Robotikë dhe Elektronikë.

Regjistrohu Tani!

Betina Reçica, zhvilluese e ueb-it dhe aplikacioneve mobile

Betina Reçica studion Zhvillim të Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile në Cacttus Education. Betina është përcaktuar për fushën e programimit pas ndjekjes së një kursi për OOP (Object Oriented Programming), që ka zgjuar interesimin e saj për këtë fushë.

Betina tregon:

Pas përcaktimit për fushën e programimit,kam vendosur që të regjistrohem për të studiuar në Cacttus Education. Edukimi profesional që ofrohet në Cacttus Education më ka mundësuar zhvillim të mëtutjeshëm të njohurive të mija në këtë fushë. Gjatë mësimit kemi më shumë punë praktike, e sidomos projekte të ndryshme. Lënda ime e preferuar deri më tani është Zhvillimi i aplikacioneve mobile, dhe po pres me shumë entuziazëm të shoh se me çfarë projektesh do të merremi gjatë vitit.

Gjatë vitit të parë më ka lënë përshtypje bashkëpunimi mes stafit dhe studentëve, e sidomos përfshirja e studentëve në ligjëratë. Kjo na nxitë më shumë të mësojmë e të jemi aktivë gjatë ligjëratave. Mendoj se Cacttus Education është mundësi e mirë për studentët e rinjë, për shkak të programit i cili ndihmon të zhvillohemi profesionalisht.

Përmes përfshirjes së punës praktike e projekteve të ndryshme gjatë studimeve Cacttus Education i përgatitë studentët për të ushtruar profesione specifike në fushën e teknologjisë së informacionit.