fbpx

Monika Bunjaku, bursiste në Cacttus Education

Përmes bursave për studim Cacttus Education ju mundëson studentëve të avancohen më tutje në fushën e teknologjisë. Një ndër përfituesit e bursës për studim është edhe Monika Bunjaku. Monika aktualisht është studente e vitit të dytë në drejtimin Zhvillim i Ueb-it dhe Aplikacioneve Mobile.

Për përvojën e saj ajo tregon:

Studimet në Cacttus Education i kam filluar pasi më është oftuar bursa përmes Institutit Atomi.  Si studente e fushës së Matematikës, programin e Cacttus Education e kam parë tejet frytdhënës në zgjerimin dhe aplikim e profesionit tim në të ardhmen.

Fillimi i vitit të parë ka qenë një sfidë e re dhe e veçantë. Për të gjithë studentët që nuk ndjekin studime tjera pos Cacttus Education, kjo është një shkollë tejet motivuese që nxitë secilin prej jush të testoni aftësi të juaja. Është lehtë të përshtateni me këtë shkollë, si ambienti e poashtu edhe stafi është tejet miqësor.

Rreth programit të Cacttus Education, më së shumti më pëlqen mënyra e strukturimit dhe njoftimit rreth mbarëvatjes së syllabuseve në detaje. Pasi që unë e studioj edhe Matematikën, studimet në Cacttus Education do t’më ndihmojë në anën aplikative të profesionit të cilin planifikoj ta ushtroj në të ardhmen.

Ky institucion është pjesë që i ka munguar edukimit në Kosovë dhe është mundësi e mirë për tu zhvilluar profesionalisht. Për studentët e rinjë, shfrytëzoni çdo mundësi që jep Cacttus Education.

Cacttus Education do të vazhdojë edhe në të ardhmen të ofrojë bursa për studentët ku për qëllim ka përkrahjen e talentëve të rinjë duke u mundësuar që përmes studimeve të avancohen më tutje në fushën e teknologjisë.

Në kuadër të muajit të sigurisë të ftuar i kishim fëmijët nga Shkolla Fillore Mileniumi i Tretë

Në kuadër të muajit të sigurisë të ftuar i kishim fëmijët nga Shkolla Fillore Mileniumi i Tretë. Fëmijët gjatë vizitës u informuan për CacttuKids program ky i Cacttus Education ku mësuan më shumë rreth Robotikës dhe Kodimit si dhe për rëndësinë e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Me shtimin e përdorimit të teknologjisë nga fëmijët, kohëve të fundit janë shtuar edhe sulmeve kibernetike ku të targetuar janë fëmijë dhe adoleshentët të cilët janë aktivë në mediat sociale. Fëmijët konsiderohen target ideal pasi që nuk kanë njohuri se si të mbrohen nga sulmet e tilla si dhe besojnë më lehtë.Cacttus Shanë bashkëpunim me Cacttus Education, organizuan trajnimin për vetëdijësimin e fëmijëve rreth këtyre kërcënimeve duke i informuar se si të mbrohen nga kërcënimet kibernetike dhe si ti parandalojnë ato.

Cacttus rëndësi të veçantë i jep edukimit të fëmijëve duke i informuar se si të jenë vigjilentë dhe të mos bëhen viktimë e sulmeve të cilat janë përhapur kohëve te fundit. Fëmijët dhe prindërit të cilët janë të informuar për sulmet e mundshme i parandalojnë sulmet e tilla duke mos u mundësuar trageteve të kenë qasje në informatat të cilat ata dëshirojnë të qasen.

Trajnime të tilla do vazhdojmë ti kemi në fokus të veçantë duke u ofruar prindërve dhe fëmijëve informata edhe pajisjet e nevojshme për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme kibernetike.

Motoja e Cacttus është: “Të krijojmë një botë më të sigurtë kibernetike së bashku”.

Intervistë me profesorin Luan Gashi

Edukimi profesional i ofruar në Cacttus Education udhëhiqet nga mësimdhënës që janë profesionistë të lëmisë dhe punojnë aktivisht në këtë lëmi. Ndër profesorët që ligjërojnë në Cacttus Education është edhe Luan Gashi, i cili ligjëron lëndët e rrjetave kompjuterike.

Luan Gashi ka kryer studimet pasdiplomike në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, drejtimi i Shkencave Kompjuterike. Ai më tutje ka vazhduar studimet edhe në Universitetin e Indianës në SHBA si dhe në akademitë Cisco dhe Microsoft.

Luani karrierën profesionale e ka filluar në Trupat Mbrojtëse të Kosovës në vitin 1999, ku ka udhëhequr Departamentin e Simulimeve Kompjuterike në kuadër të Komandës së trajnimeve dhe Doktrinës në Prishtinë. Ai aktualisht ofron shërbime profesionale dhe konsultative për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit ne KEDS&KESCO si dhe në disa kompani tjera vendore.

Përmes intervistës mësojmë më shumë se çka e motivon atë të punojë si ligjërues dhe çfarë qasje përdorë ndaj studentëve per t’i nxitur ata të mësojnë dhe të punojnë për krijimin e karrierës në këtë fushë:

Çka ju pëlqen sot më së shumti në fushën e teknologjisë?

Teknologjia e telekomunikimit padyshim për mua mbetet një nga gjërat që vlerësoj dhe pëlqej më së shumti. Të gjithë po e shohim që p.sh. interneti ka bërë që njerëzit të ndihen më afërt me njëri tjetrin. Kjo jo vetëm në aspektin emocional, por edhe në atë profesional sepse po ofron mundësi të barabarta për marrjen e njohurive për përdoruesit e tij.     

Cilat lëndë i ligjëroni në Cacttus Education?

Në Cacttus Education ligjëroj lëndët e rrjetave kompjuterike të organizuara në katër pjesë (semestra), ku përfshihet kurrikula e akademisë së CISCO-s. Studentët i përcjellin këto lëndë gjatë gjithë studimeve pasi që janë lëndë bazë në administrimin e rrjetave dhe sistemeve.

Çka ju motivon më shumë për të qenë mësimdhënës?

Mësimdhënien e shoh si art përmes të cilit njeriu shpreh sfidat për njohuritë e fituara nga përvoja e tij dhe i ndanë këto njohuri me ata te cilët kanë nevojë.  Kjo më bën të ndihem sikur po iu ndihmoj njerëzve që të kenë më të lehtë jetën e tyre.

Cilat teknika i përdorni për të nxitur mësimin tek studentët dhe si i vlerësoni  njohuritë e tyre?

Përvoja ime e gjatë në industri më bën që të kem mjaft shembuj për zgjidhjen e problemeve në situata të ndryshme, të cilat i përdori për të treguar rëndësinë e temës aktuale të ligjëratës. Shembujt të cilat i përdori gjatë ligjërimit, shpesh i gjejë të zbatuara nga studentët në detyrat e tyre laboratorike që i bëjmë sëbashku, dhe këtë gjë e vlerësoj shumë.Vleresimin e studentëve e bëj në bazë të shkathtësive të tyre për të zgjidhur problemet e shfaqura.

Çka ofron Cacttus Education për të rinjtë që dëshirojnë të studiojnë në fushën e teknologjisë?

Duke u nisur nga përvoja ime si dhe nga kërkesat e tregut brenda dhe jashtë vendit, Cacttus Education është institucioni shkollor i cili ofron programin më të mirë duke përgatitur studentët që ata të zënë një vend meritor të punës. Këtu studentët marrin njohuri nga të gjitha fushat që i duhen një profesioni të përzgjedhur. Pra studentët e Cacttus Education dalin kompetent në profesionin që zgjedhin, sepse kurrikula dhe programi bazohet në akademitë më të njohura në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Metodat e mësimdhënies dhe mësimnxënies në Cacttus Education  janë unike për vendin dhe rajonin sepse më shumë kanë të bëjnë me mentorim se sa me ligjërata e ushtrime. Thjeshtë është punë e përbashkët e mësimdhënësit dhe studentit.

Çfarë mesazhi keni për të rinjtë te cilët dëshirojnë të inkuadrohen në fushën e teknologjisë?

Ta mësojnë profesionin e tyre dhe të ndjekin zhvillimet më të reja të teknologjisë. Ne të gjithë jemi dëshmitarë se shumë të rinjë të diplomuar janë të papunë dhe kjo shpesheherë lidhet edhe me mosnjohjen e profesionit të tyre në nivelin që kërkohet. Prandaj ta shfrytëzojnë mundësinë që ju jipet nga Cacttus Education për njohjen e profesionit në aspektin praktik.