fbpx

Si të tregoheni të sukseshëm gjatë punës praktike

Angazhimi në punë punë praktike ju mundëson të përfitoni njohuri dhe përvojë në një industri të caktuar.

Por çfarë duhet të bëni për të përfituar sa më shumë nga puna praktike:

Përgatituni sa më shumë:
Para se të filloni ditën e parë të punës praktike, hulumtoni sa më shumë që keni mundësi për kompaninë tek e cila do të angazhoheni. Mundohuni të mësoni më shumë rreth stafit më të cilin do të punoni, kulturën e kompanisë si dhe departamentet e asaj kompanie. Poashtu është mirë ta rilexoni disa herë përshkrimin e pozitës së praktikës. Kështu ju do të jeni të përgatitur që ditën e parë ta filloni me vetëbesim dhe me një pasqyrë të asaj se çka mund të pritet prej jush.

Gjithmonë tregohuni profesional:
Natyrisht është e rëndësishme të tregoheni sa më profesional në të gjitha aspektet. Gjithmonë vishuni në përshtatshmëri me ambientin të cilin do të punoni. Kur jeni në dyshim se çfarë stili të përdorni, mbajeni në mend që është më mirë të visheni në mënyrë më formale.

Gjuha trupore poashtu luan rol të rëndësishëm. Shikoni të tjerët në sy kur jeni duke zhvilluar biseda dhe prezantohuni me emër kur njoftoheni me persona të rinjë. Poashtu tregohuni të sjellshëm me të gjithë personat që takoni, qofshin ata punëtorë aktualë, konsumatorë apo furnitorë të kompanisë.

Tregoni që keni vullnet për të mësuar dhe keni iniciativë:
Praktikantët më të mirë janë gjithmonë ata që tregojnë se janë të gatshëm për të mësuar dhe për të marrë iniciativë në punë. Mos prisni gjithmonë që të tjerët t’ju caktojnë detyra. Kurdo që i përfundoni detyrat në listë për atë ditë, shikoni nëse mund të gjeni diçka të re për të bërë. Poashtu shtroni pyetje relevante kurdo që ju jipet mundësia, sepse në këtë mënyrë ju tregoni interesimin tuaj për punën që po bëni.

Mos harroni që puna praktike hapë dyert drejt karrierës për të cilën jeni përcaktuar. Poashtu është mundësi e mirë për ta mësuar profesionin duke e ushtruar atë nën mbikqyrjen e një profesionisti.

Artikull i përshtatur nga: collegeraptor.com

Ofertë Ekipore

Nëse jeni një ekip prej 2 deri 5 persona dhe keni një ide biznesi për zhvillimin e një produkti apo shërbimi në fushën e teknologjisë së informacionit, Cacttus Education ju mundëson të ndërtoni karrierë profesionale duke studiuar dhe punuar njëkohësisht.

Përmes Ofertës Ekipore  ju do të keni mundësinë të formoni biznesin tuajin duke zhvilluar shkathtësitë profesionale dhe ato të të bërit biznes.

Regjistrohu së bashku me ekip për të studiuar në Cacttus Education dhe përfito:

  • Zbritje dhe bursa për studime për tërë ekipin tuaj,
  • Edukim në njërin nga drejtimet e akredituara profesionale nga lëmia e teknologjisë së informacionit,
  • Hapësirë për inkubim të biznesit, për punë dhe për takime si dhe kohë dhe qasje të mjaftueshme në laboratoret tona për të testuar dhe zhvilluar idenë tuaj të biznesit,
  • Mentorim dhe këshillim nga mësimdhënësit dhe ekspertët,
  • Konsulencë dhe ndihmë gjatë regjistrimit të biznesit tuaj,
  • Ndihmë për të kokurruar për punët dhe projektet reale për ju dhe për kompaninë tuaj të re,
  • Ndihmë në sigurimin e financimit dhe rritjes së kompanisë suaj.

Si të aplikoni:
Së bashku me ekipin (2-5 persona), paraqitni idenë tuaj përmes një propozimi të shkruar.  Propozimin e idesë së biznesit, si dhe të dhënat e secilit prej anëtarëve të ekipit i dërgoni me email në info@cacttus.education.

Aplikacioni duhet të përmbajë në minimum:

  • Idenë e biznesit që mendohet të zhvillohet dhe realizohet;
  • CV-të e anëtarëve të ekipit.

* Oferta vlen vetëm për ekipe të studentëve që janë bashkuar rreth një ideje biznesi për zhvillimin e një produkti apo shërbimi nga lëmia e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (ICT), dhe që kanë vullnetin dhe gatishmërinë ta shtyjnë idenë e tyre përpara.

Studentët duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeç, dhe të kenë të kryer në minimum shkollën e mesme dhe provimin e maturës.

Ideja e biznesit do të vlerësohet për nga realizueshmëria, inovacioni, niveli deri ku ekipi e ka zhvilluar idenë, supozimet dhe analizat e tregut nëse janë bërë, rreziqet dhe elementet tjera të një plani të zakonshëm formal të biznesit.

10 këshilla të dobishme për studentë

Periudha e studimeve është një pjesë e rëndësishme e jetës së secilit student. Në shumicën e rasteve kjo periudhë është udhëkryqi drejt krijimit të një jete dhe karriere të qëndrueshme. Për t’ju ndihmuar ta strukturoni sa më mirë periudhën e studimeve kemi përpiluar një listë me dhjetë këshilla (të zakonshme) por mjaft të dobishme:

Organizohu
Është shumë e rëndëshishme që gjatë studimeve të ndiqni me kujdes datat e afateve, eventeve, takimeve si dhe dorëzimit të punimeve. Organizimi poashtu nënkupton që të mbani CV-në të përditësuar, të keni shembuj të letrave motivuese të gatshme, dhe të mbani një regjistër të kontakteve profesionale- kështu do të jeni të gatshëm kur të shfaqen mundësi të reja.

Mos i shtyej punët për më vonë
Shumica prej nesh kemi tendencë t’i shtyejmë gjërat për më vonë. Mirëpo krijimi i një orari për t’ju përkushtuar studimeve dhe projekteve ju ndihmon që të mos stresoheni kur të vie koha për provime apo për dorëzim të punimeve.

Ndiq ligjëratat me rregull
Ligjëratat janë pjesë e rëndësishme e studimeve. Edhe një mungesë e vogël mund të ndikojë që ta humbisni hapin me materialet që shpjegohen. Edhe pse shumica e ligjëruesve lejojnë dy ose tri mungesa për student, është më mirë t’i ruani ato ditë për kur me të vërtetë keni arsye për të munguar.

Krijo kontakte të reja
Periudha e studimeve është një periudhë kur ju takoni njerëz të ndryshëm, dhe është koha më e mirë për të krijuar miqësi të reja. Por rrjetizimi nuk përfshinë vetëm shoqërimin me studentë të tjerë. Kjo periudhë është mundësi e mirë për të krijuar raporte me profesorë, këshilltarë akademikë, mentorë e kolegë – ndihma e të cilëve mund t’ju duhet në të ardhmen.

Praktiko shprehi të shëndosha të të mësuarit
Nëse bëhet në mënyrën e duhur, mësimi mund të jetë shumë efektiv, madje edhe argëtues.  Disa prej gjërave që mund t’i praktikoni për ta përmirësuar procesin e mësimit janë: mos i grumbulloni të gjitha gjërat përnjëherë; largoni hutimet siç janë rrjetet sociale; gjeni një hapsirë të përshtatshme për të mësuar; bëni pushime të shkurtëra gjatë mësimit etj.

Shfrytëzo materialet që i ke në dispozicion
Sot keni burime të mjaftueshme që ju ndihmojnë të mësoni. Duke filluar nga laboratoret kompjuterike, hapësirat punuese, këshilltarët akademikë, tutorët, e të mos flasim për libra e materiale të tjera leximi. Të gjitha këto gjëra sot i keni në dispozicion, e pse të mos përfitoni në maksimum prej tyre?

Njihu me mësimdhënësit tuaj
Krijimi i një raporti më profesorë ju ndihmon shumë. Nëse krijoni raporte të mira mes studentit dhe profesorit ju do të ndjeheni më të lirë t’ju kërkoni ndihmë për letra rekomadimi, këshilla gjatë shkrimit të punimeve dhe në përgjithësi ndjekja e ligjëratës me atë profesor do të bëhet më e këndshme.

Apliko për ndihmë financiare
Në botën akademike ka mundësi të shumta përfitimi të bursave e granteve të ndryshme. Prandaj mbani hapin me risitë në fushën tuaj dhe aplikoni vazhdimisht në programe e grante për të cilat kualifikoheni.

Kultivo përvoja
Periudha e studimeve ofron mundësi të shumta për të krijuar përvoja të reja. Përmes angazhimit në punë praktike, ju fitoni përvojë drejt një karriere më të suksesshme. Një mënyrë e mirë për ta filluar këtë rrugëtim janë panairet e punës dhe karrierës.

Kujdesu për veten
Po ju tregojmë një sekret. Periudha e studimeve di të jetë stresuese, edhe të gjithë ndihemi të mbingarkuar në një pikë të caktuar. Kur ngarkesat janë të shumta është e lehtë të harrojmë që edhe shëndeti është po aq i rëndësishëm sa notat e larta. Megjithatë, mundohuni të hani ushqime të shëndetshme, të flini mjaftueshëm dhe të angazhoheni në aktivitet fizike- mos harro të kudesesh për veten.

Mos harro që secili student është ndryshe, prandaj eksperimento derisa të gjesh metodat që funksionojnë më së miri për ty.

Artikull i përshtatur nga: www.collegeraptor.com