fbpx

Cacttus Education mbajti diskutimin e hapur “IT Entrepreneurship” për ndërmarrësit e rinjë të fushës së TIK-ut

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë Kosovë, Cacttus Education organizoi diskutimin e hapur me temë “Ndërmarrësia në TIK-Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut”. Ky diskutim iu dedikua veçanërisht ndërmarrësve të fushës së TIK-ut dhe fillestarët në ndërmarrësi të cilët synojnë të krijojnë biznes në këtë fushë.

Diskutimi u hap me folësit Ermal Sadiku, Zana Tabaku dhe Çelik Nimani, të cilët treguan shkurtimisht për fillet e rrugëtimit të tyre në këtë fushë. Përpos sfidave dhe tejkalimit të tyre, ata treguan më shumë se përse fusha e teknologjisë ka një të ardhme shumë të mirë dhe se si nevoja për biznese në këtë fushë është duke u rritur.

Ky event u organizua nga Cacttus Education dhe mbajt në mjediset e Innovation Centre Kosovo (ICK) që njëkohësisht është nikoqir i GEW për Kosovë. Cacttus Education edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me organizimin e eventeve të ndryshme, që kanë për qëllim avancimin e të rinjëve kosovarë ne fushën e teknologjisë.

Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike

Pozita:                                  Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike

Qëllimi:             

Praktikanti/Praktikantja në Dizajn Grafik mbështetë departamentin marketingut dhe kompaninë përmes përgatitjes së materialeve të shtypura, paraqitjeve në media digjitale, ueb, fotografi, video, asiston në zhvillimin dhe dizajnimin e infografikave, logove, materialeve të ndryshme promovuese dhe kryen detyra të tjera kreative që i caktohen. Praktikanti/Praktikantja në Dizajn Grafik i raporton Drejtorit të kompanisë dhe bashkëpunon ngushtë me Zyrtarin/en e Marketingut.

Përgjegjësitë:

  • Punon përsëafërmi me Menaxherin/en e Marketingut për të dizajnuar materialet e marketingut dhe asiston me konceptet kreative.
  • Përgatitë dhe dizajnon imazhe për postim në media sociale dhe blog;
  • Asiston me uebfaqen dhe përditësimet e blogut;
  • Krijon verzione të ndryshme të dizajneve dhe logove;
  • Asiston me realizimin dhe përgaditjen e videove dhe fotografive;
  • Rekomandon, dizajnon, siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit;
  • Punon me sisteme të ndryshme për menaxhim të përmbajtjes;
  • Kryen detyra dhe projekte të tjera sipas kërkesës së mbikqyrësit të drejtëpërdrejtë.

Kërkesat:

  • Shkathtësi në Photoshop, Ilustrator, WordPress dhe softverë të tjerë të dizajnit visual;
  • Aftësi për të realizuar dhe komunikuar qartë konceptet dhe idetë e dizajnit;
  • Shkathtësi të mira komunikuese;
  • Eshtë i/e interesuar të mësojë dhe të përshtatet në ekipin e kompanisë.

Si të aplikoni:

CV-në tuaj së bashku me Letrën motivuese duhet t’i dërgoni në adresën elektronike në info@cacttus.education duke e vendosur në ‘subject line’ emrin e pozitës ‘Praktikant-Dizajner Grafik/Dizajnere Grafike’’, jo më larg se 23.11.2018. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. CACTTUS EDUCATION është punëdhënës që ofron mundësi të barabarta.

Cacttus Education organizon diskutimin e hapur “Ndërmarrësia në TIK” në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë

Java Globale e Ndërmarrësisë (Global Entrepreneurship Week – GEW) është një ndër eventet më të mëdha në Kosovë. Gjatë kësaj jave do të takohen inovatorë, punëdhënës e ndërmarrës të cilët nxisin zhvillimin ekonomik si dhe zhvillojnë mirëqenien e njerëzve në vend.

Java Globale e Ndërmarrësisë do të mbahet nga data 12 nëntor deri më 18 nëntor. Organizimet që mbahen në kuadër të GEW do të jenë një mundësi e mirë që pjesëmarrësit të mund të takohen me mentorë, bashkëpunëtorë potencialë e madje edhe investitorë – duke iu rekomanduar atyre  mundësi të reja të zhvillimit në treg.

Në kuadër të aktiviteteve që shënojnë javën e ndërmarrësisë, Cacttus Education më 14 nëntor, duke filluar nga ora 17:00 organizon diskutimin publik me temë Ndërmarrësia në TIK- Tejkalimi i sfidave gjatë krijimit të një biznesi në fushën e TIK-ut (IT Entrepreneurship – Overcoming the Challenges in Creating an IT Business). Folësit kryesor gjatë këtij diskutimi do të jenë:

Zana Tabaku- Bashkëthemeluese & Menaxhere Operacionale, Appdec
Ermal Sadiku-Drejtor Menaxhues, LinkPlus IT
Çelik Nimani- Drejtor Ekzekutiv, Frakton

Ky diskutim iu dedikohet ndërmarrësve të rinjë, kryesisht atyre në fushën e TIK-ut. Gjatë këtij diskutimi folësit do të kenë mundësinë të ndajnë përvojat e tyre dhe të japin këshilla të dobishme për ndërmarrësit e rinjë që synojnë të krijojnë biznese të sukseshme.