fbpx

Disa ide që t’ju inspirojnë për të koduar gjatë festave të fundvitit

Periudha e festave të fundvitit karakterizohet edhe me të ftohtit dhe dëborën. Por për ju që keni dëshirë të kodoni, kjo është koha më e mirë për t’u angazhuar në disa aktivitete shtesë. Dëshironi të vazhdoni të kodoni edhe gjatë pushimit dimëror, e festave të fundvitit? Atëherë kemi disa ide që do t’ju ndihmojnë të fokusoheni më lehtë.

Provoni diçka të re
Përdorni një program të ri, ose zhvilloni një projekt ndryshe. Përdor burimet online kur provoni diçka të re si: udhëzuesit, ushtrimet, FAQs, sfidat, eLearning/kurse online etj. Ndër aplikacionet e uebfaqet online mund të provoni ScratchTynkerBeetle BlocksGamefroot, dhe p5js.

Tregohuni metodik
Edhe kodi më kompleks ka fillime të thjeshta, prandaj edhe ju filloni projektin tuaj me diçka të thjeshtë. Pastaj vetëm vazhdoni t’i përsërisni njohuritë që i keni zhvilluar, e në këtë mënyrë do të krijoni diçka më komplekse.

Bëhuni kreativë
Kodimi kërkon kreativitet, edhe për të zgjidhur probleme, edhe për të zhvilluar tipare e ide të reja që ju lejojnë të zhvilloni shkathtësitë tuaja të kodimit. Inspirohuni prej jetës së përditshme për të menduar skenarë e për të nxjerrë ide, inspirim për krijim të objekteve, skenave e veprimeve. Po ashtu nxirrni ide nga librat, dokumentarët dhe filmat. Bëni diçka ndryshe nga shembujt e ushtrimet që i keni zhvilluar në klasë.

Kodoni
Vazhdimisht modifikojeni kodin të cilin e keni shkruar. Provoni dhe testoni koncepte e elemente të ndryshme si:

  • Variables
  • Control flow
  • Boolean logic, comparisons 
  • Conditionals
  • Functions/Custom blocks 
  • Objects/entities 

Praktikoni një orar gjatë përdorimit të pajisjeve elektronike duke limituar kohën që e kaloni në ato pajisje, përfshirë këtu edhe kohën që e kaloni duke koduar. Kodimi kërkon kohë dhe koncentrim por po ashtu kërkon edhe pauza. Po ashtu ju preferojmë të angazhoheni në një llojllojshmëri të aktiviteteve të tjera fizike dhe mendore. Kështu që ndihmojini procesit tuaj të kodimit duke marrë pushim!

Këshilla për tejkalimin e sfidave gjatë themelimit të një biznesi

Pjesë e punës në një biznes ‘startup’ është mësimi përmes përvojave të ndryshme. Përderisa në jetë është mirë të përballemi me sfida, sepse ato na inkurajojnë të zhvillohemi më tepër, poashtu është mirë të mësojmë edhe nga përvojat e të tjerëve. Për të gjithë ju që dëshironi të filloni rrugëtimin në fushën e ndërmarrësisë do të publikojmë një përmbledhje të artikujve ku përfshihen këshilla që do t’ju ndihmojnë gjatë rrugëtimit tuaj në këtë fushë.

Disa prej këshillave që do të përfshihen në këtë përmbledhje janë:

  • Ideja juaj e biznesit duhet të jetë një ide që zgjidhë probleme reale apo një produkt që plotëson nevoja ekzistuese të konsumatorëve potencial
  • Udhëheqësia shkon përtej idesë apo vizionit për kompaninë
  • Krijoni ekipin e duhur
  • Gjeni mentorët që ju duhen
  • Krijoni një kulturë të kompanisë që do të shërbejë si bazë
  • Mbrojeni veten duke e regjistruar biznesin tuaj
  • Krijoni kontrata
  • Trajtoni idetë tuaja me kujdes
  • Mbroni pronën tuaj intelektuale
  • Planifikojeni suksesin dhe punoni drejt arritjes së tij
  • Mos keni frikë nga konkurenca
  • Zhvillojeni një hartë të drejtimit në të cilin dëshironi ta dërgoni biznesin tuaj
  • Krijojeni ekspertizën tuaj
  • Krijoni përmbajtje
  • Formoni lidhje/marrëdhënie me të tjerët
  • Vini çdo që në pyetje
  • Filloni ngadalë
  • Keni durim kur mbledhni fonde
  • Argëtohuni

Në pjesën e parë të serisë do të zhytemi në detaje për zgjidhjen e problemeve reale. Mos harroni se njësia më e madhe matëse e suksesit varet nga fakti se a jeni duke plotësuar një nevojë reale të tregut. Prandaj në artikullin e radhës do të diskutojmë në detaje këshillat dhe idetë që kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave të konsumatorëve.

Artikull i shkruar nga 

Cacttus Education mori pjesë në hapjen solemne të “Javëve të Biznesit Kosovar 2018”

Cacttus Education mori pjesë në hapjen solemne të edicionit të 16 “Javëve të Biznesit Kosovar”. Ky event u organizua nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – MTI.

Gjatë panairit “Javët e Biznesit Kosovar” morën pjesë biznese dhe institucione të ndryshme të cilët prezantuan produktet e tyre. Pjesëmarrësit në panair poashtu patën rastin të mësojnë më shumë rreth programit të studimeve, trajnimeve dhe shërbimeve të tjera që Cacttus Education i ofron.

Cacttus Education edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë pjesë e organizimeve të tilla, që si qëllim kanë promovimin e ekonomisë në vend.