Studimet profesionale janë mundësi e mirë për të zhvilluar një karrierë në një drejtim të caktuar. Përmes studimeve profesionale dyvjeçare ju mund të përgatiteni për profesione të ndryshme dhe të inkuadroheni më shpejtë në tregun e punës. Më poshtë i kemi listuar disa prej punëve për të cilat nuk kërkohet diploma bachelor, por që ofrojnë mundësi për zhvillimin e një karriere me të ardhme të mirë financiare.
Specialist i shërbimeve për mirëmbajtje të rrjetit kompjuterik
Specialistët për ofrimin e shërbimeve mbështetëse të rrjetit kompjuterik sigurohen që rrjetat e internetit të punojnë siç duhet dhe me pengesa minimale. Për t’u punësuar në këtë profesion mjafton të posedoni vetëm një diplomë të studimeve dy-vjeçare.
Zhvillues të Ueb-it
Zhvilluesit e ueb-it dizajnojnë, krijojnë dhe modifikojnë uebfaqet. Angazhimi në këtë profesion nuk kërkon përvojë të mëhershme pune dhe shkollimi profesional ju mjafton për të krijuar karrierë në këtë fushë.
Teknik i inxhinierisë elektrike dhe elektronike
Teknikët e inxhinierisë elektrike dhe elektronike dizajnojnë, ndërtojnë, riparojnë dhe modifikojnë komponentet elektronike, qarqet, dhe makineritë për vlerësim të mëtutjeshëm nga stafi i inxhinierisë.
Inxhinier i ‘Aerospace’ dhe teknik i operacioneve
Të punësuarit në këtë profesion operojnë dhe mirëmbajnë paisjet që përdoren në zhvillim, testim dhe prodhim të aeroplanëve dhe anijeve kozmike.
Me transformimin digjital, rritjen e numrit të aplikacioneve të ndryshme dhe shërbimeve që teknologjike, kërkesa për punonjës e profesionistë në fushën e teknologjisë po rritet. Prandaj Cacttus Education ofron shkollim profesional dy vjeçar dhe trajnime për profesionet më të kërkuara në industrinë e teknologjisë së informacionit.
Janar 7, 2019Cacttus EducationI pakategorizuarKomentet te Shkollimi profesional është çelësi drejt inkuadrimit të shpejtë në tregun e punës Janë të Mbyllura
Programimi është vegël elementare që ju ndihmon të zgjidhni probleme duke ndjekur një kornizë të caktuar. Ndërsa kodimi është mënyra më e mirë për të mësuar zgjidhjen e problemeve në mënyrë më efektive, që është një shkathtësi e vlefshme që mund të aplikohet kudo. Prandaj sa më herët që të njoftoheni me këtë mënyrë të të menduarit, aq më e lehtë është të mësohet.
Shumë programerë të sukseshëm e fillojnë kodimin qysh në moshë të hershme.
Pse Kodimin? Informatika në Jetën e Përditshme
Janë katër baza kryesore që shërbejnë si themeli i të menduarit kompjuterik (informatikës), që ne i përdorim në jetën e përditshme pa e vërejtur.
Dekompozimi (Decomposition) – ndarja e një problemi kompleks në probleme më të vogla që mund t’i zgjidhim më lehtë.
Njohja e e skemave/modeleve (Pattern recognition)- kërkimi i ngjajshmërive mes problemeve
Abstragim (Abstraction)- fokusimi në informatat e rëndësishme dhe injorimi i detajeve të parëndësishme
Algoritmet (Algorithms)- zhvillimi i një zgjidhje që përbëhet nga disa hapa, ose një grumbull rregullash që shërbejnë për të zgjidhur një problem.
Edhe pse terminologjia e përdorur më lart është specifike për programimin, kuptimi i tyre ju referohet proceseve me të cilat ne ballafaqohemi përditë.
E Ardhmja
Të menduarit kompjuterik është rruga drejt një gjuhe të përbashkët- mes njerëzve dhe makinave. Të menduarit kompjuterik është një shkathtësi shumë e rëndësishme dhe një vegël e fuqishme që ju ndihmon të zgjidhni probleme dhe merrni vendime. Kurse kodimi është njëra prej rrugëve më të shpejta për ta përvetësuar këtë shkathtësi.
Fuqizimi i shkathtësive të kodimit ju ndihmon studentëve të bëhen zgjidhës më të mirë problemesh, mendimtarë dhe zhvillues. Kurse rrugëtimi drejt programimit fillon me ekspozimin ndaj programeve, veglave për mësimin e kodimit dhe çfarë është më e rëndësishmja prirjen ndaj kuriozitetit.
Janar 4, 2019Cacttus EducationI pakategorizuarKomentet te Gjenerata e re e fëmijëve është gjeneratë e programerëve dhe mendimtarëve kompjuterikë Janë të Mbyllura
Teknologjia po ndryshon me hap të shpejtë. Edhe pse karrierat e bazuara në teknologji nuk ndryshojnë me shpejtësinë e njejtë si teknologjitë e reja, edhe ato po evoluojnë. Profesionistët e shkathët të fushës së teknologjisë e e kuptojnë se roli i tyre poashtu do të ndryshojë me kohë. Profesionisti i TIK-ut për shekullin 21 do të duhet të mësojë vazhdimisht, nëse jo nga dëshira atëherë nga domosdoshmëria.
Për të qëndruar në rrjedha me trendet e teknologjisë duhet ta drejtoni shikimin drejt së ardhmes. Më poshtë i kemi paraqitur disa nga trendet e teknologjisë për vitin 2019, si dhe vendet e punës që do të krijohen nga këto trende.
Inteligjenca Artificiale (AI) AI iu referohet sistemeve kompjuterike që janë të ndërtuara për të imituar inteligjencën njerëzore dhe performojnë detyra si: njohjen e imazheve, të folurit apo modelet si dhe marrjen e vendimeve. AI mund t’i bëjë këto detyra më shpejtë dhe më saktë sesa njerëzit.
Me zhvillimin e AI priten të hapen edhe vende të reja pune në zhvillim, programim, testim, support dhe mirëmbajtje. Një ndër profesionet që përfshihet këtu është edhe Arkitekt i Inteligjencës Artificiale.
Machine Learning Machine Learning është një nënkategori e AI. Me Machine Learning kompjuterët janë të programuar për të mësuar të bëjnë diçka për të cilën nuk janë të programuar. Ata mësojnë duke zbuluar modele e skema nga të dhënat. Në përgjithësi kemi dy lloje të të mësuarit të makinave, të mbikqyrur dhe të pa mbikqyrur.
Përderisa Machine Learning është një nënkategori e AI, brenda kësaj kategorie kemi nënkategori shtesë si: rrjetet neurale, procesimi natyral i gjuhës (NLP) etj. Secila nga këto nënkategori ofron mundësi për specializim në një fushë të karrierës që ofron rritje të vazhdueshme. Profesionet në lëminë e Machine Learning përfshijnë, inxhinierë, zhvillues programesh, hulumtues dhe shkencëtarë të të dhënave.
Blockchain
Edhe pse shumica e njerëzve mendojnë për Blockchain vetëm sa i përket kryptovalutave si Bitcoin, Blockchain ofron një siguri që është shumë e dobishme edhe në aspekte të tjera.
Siguria e lartë është arsyeja se pse blockchain përdoret për kriptovaluta, dhe pse mund të luajë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e të dhënave si për shembull të dhënat mjekësore. Blockchain poashtu mund të përdoret për përmirësimin e zingjirit të furnizimit, si dhe mbrojtur asete si vepra arti e patundshmëri.
Me rritjen e përdorimit të teknologjisë Blockchain rritet edhe kërkesa për profesionistë të shkathët. Punët/profesionet e lidhura me blockchain janë ndër profesionet me rritjen më të shpejtë. Zhvilluesi i blockchain specializon në zhvillimin dhe implementimin e arkitektures dhe zgjidhjeve përmes përdorimit të teknologjisë blockchain. Përpos zhvilluesve, punëdhënësit janë në kërkim edhe të inxhinierëve softuerikë, konsultuesve dhe menaxherëve të projekteve.
Virtual Reality dhe Augmented Reality
Realiteti Virtual/Virtual Reality (VR) e përfshinë përdoruesin në ambient, përderisa Augmented Reality (AR) e rritë ambientin e tyre. Të dyja këto teknologji kanë potencial të madh si në trajnime ashtu edhe në argëtim, edukim, marketing dhe madje edhe rehabilitim pas lëndimeve. Cilado nga këto dy teknologji mund të përdoret për trajnimin e mjekëve, rritë përvojat e vizitorëve të muzeve, apo të rritë efektin e marketingut sikurse tek Pepsi Max bus shelter.
Fillimi në VR nuk kërkon shumë njohuri të specializuar. Shkathtësitë bazike të programimit dhe një mentalitet avangard (forward-thinking mindset)
Siguria Kibernetike
Siguria kibernetike mund të mos duket si teknologji e re, pasi që ka qenë prezente qysh kohë më parë. Megjithatë kjo teknologji është duke u evoluuar sikurse edhe teknologjitë e tjera, e kjo pjesërisht për shkak të kërcënimeve të reja që po dalin.
Si dëshmi e kërkesës së lartë për profesionistë të sigurisë kibernetike, punët në këtë sektor janë duke u rritur tri herë më shpejtë sesa në sektoret e tjera. Këtu hyjnë profesionit si: ethical hacker, inxhinier i sigurisë, Chief Security Officer etj.
IoT (Internet of Things)
Si konsumatorë tashmë të gjithë e përdorim dhe përfitojmë nga IoT. Kjo teknologji ju mundëson siguri më të lartë, efikasitet dhe përmirësim në vendimmarrje për bizneset me mbledhjen dhe analizimin e të dhënave.
Për dikë që është i interesuar në një karrierë në IoT, nënkuptohet një qasje e lehtë në një fushë për të cilën jeni të interesuar. Shkathtësitë që duhen për tu përfshirë në këtë fushë përfshijnë: IoT sigurinë, njohuri në cloud computing, data analytics etj.
Edhe pse teknologjitë po rriten dhe evoluojnë kudo rreth nesh, këto prej fushave të përmendura më sipër ofrojnë potencial për rritje të vazhdueshme në karrierë.
Janar 4, 2019Cacttus EducationI pakategorizuarKomentet te Trendet e teknologjisë për vitin 2019 dhe vendet e punës që këto trende krijojnë Janë të Mbyllura