fbpx

Gjuha programuese Scratch është mënyrë argëtuese për të krijuar lojëra, tregime e animacione

Scratch është program që mësohet në gjithë botën, i themeluar nga MIT Media Lab. Ky laborator kërkimor është pjesë e Institutit të Teknologjisë të Massachusetts, i përkushtuar për projektet që kanë të bëjnë me teknologji, multimedia, shkenca dhe dizajn.

Me anë të Scratch, fëmijët mund të programojnë storjet e tyre interaktive, lojërat dhe animacionet, të cilat mund t’i ndajnë me  komunitetin online dhe shoqërinë e tyre. Scratch poashtu u ndihmon të rinjëve të mësojnë se si të mendojnë në mënyrë kreative, kritike dhe të punojnë në ekip.

Scratch është projektuar për të qenë argëtues, edukativ dhe i lehtë për t’u mësuar. Në Scratch përdoren mjete për krijimin e storjeve interaktive, lojërave, artit, simulimeve dhe më shumë, duke përdorur programimin me anë të blloqeve. Po ashtu, Scratch ka edhe editorin e vet të ngjyrave dhe audios. Trajnimet me anë të gjuhës programuese Scratch përdoren kryesisht për një sërë qëllimesh arsimore dhe argëtuese duke u nisur nga projektet e matematikës dhe shkencës, deri tek storjet e animuara të shkencave shoqërore dhe artit interaktiv.

Përdoruesit programojnë në Scratch duke zvarritur blloqet nga paleta dhe duke i bashkangjitur ato në blloqe të tjera, e cila i ngjanë një loje ”puzzle”. Këto struktura të blloqeve të bashkuara quhen skripta. Kjo metodë e programimit (kodimi përmes blloqeve) quhet ndryshe “programim drag-and-drop”.

Në kuadër të kurseve që ofrohen në CacttuKids është edhe kursi Scratch (Shkarkoni planprogramin e kursit). Me anë të këtij kursi, fëmijët në CacttuKids nuk do të mësojnë vetëm si ta përdorin gjuhën programuese Scratch por edhe si të zgjidhin probleme në mënyra interesante dhe të krijojnë gjëra të bukura me ndihmën e një kompjuteri.

Në CacttuKids, fëmijët dhe adoleshentët kanë mundësi të programojnë me Scratch me ndihmën e instruktorëve profesional të kësaj fushe. E shtuna në CacttuKids, i takon eksperiencave të reja, eksplorimit të botës së teknologjisë dhe krijimit të projekteve që vijnë nga imagjinata e secilit fëmijë.

Ju presim!

E ardhmja e karrierës suaj varet nga të mësuarit gjatë gjithë jetës

Tregu i punës sot është duke ndryshuar drastikisht. Profesione e industri të tëra janë duke u zgjeruar e ndryshuar me hap të shpejtë, dhe shkathtësitë që nevojiten për të qenë në hap me punën janë duke u përditësuar në vazhdimësi.

Brenga se a do të ketë punë mjaftueshëm në të ardhmen po rritet dita ditës. Autumatizimi dhe inteligjenca artificiale kërcënojnë që të lënë pa punë jo vetëm punëtorët e krahut që performojnë në punë rutinore, por edhe nënpunësit në industri të ndryshme. Kurse angazhimi i kontraktorëve në vend të punësimit të një punëtori po e riformëson edhe më shumë marrëdhënien tradicionale punëdhënës-punëtor. Madje sot çdo herë e më shumë kontraktorë po plotësojnë role që dikur kanë qenë të rezervuara për punëtorë me orar të plotë.

Por pavarësisht prej industrisë, e ardhmja e karrierës varet nga përditësimi i shkathtësive ekzistuese. Një anketë nga Pew Research Center tregon se 87% e punëtorëve besojnë që do të jetë esenciale që të trajnohen dhe zhvillojnë shkathësi të reja përgjatë tërë jetës në mënyrë që të mund ta mbajnë hapin me ndryshimet në vendin e punës.

Nevoja për përditësimin e vazhdueshëm të shkathtësive ka ndikuar në rritjen e një sistemi të ri, që ju mundëson individëve të të gjitha moshave përfitimin e shkathtësive në cilëndo periudhë të jetës që ata janë. Një nga këto ekosisteme arsimore janë edhe shkollat e larta profesionale  që ju mundësojnë individëve të qasen në programe të ndryshme dhe të mësojnë shkathtësi të reja vazhdimisht përgjatë karrierës.

Vullneti jo vetëm i punëtorëve, por edhe i punëdhënësve, për ta përqafuar orientimin drejt të mësuarit gjatë gjithë jetës , do të ndikojë në aftësitë tona për t’ju qasur edhe sfidave më të mëdha me të cilat punëtorët sot ballafaqohen: nga mangësitë në shkathtësi, diversiteti në vendin e punës e deri tek mbajtja e talentit. Mësimi gjatë gjithë jetës nuk është më vetëm një tipar i mirë, por është një nevojë që punëdhënësit dhe punëtorët duhet ta kenë për të pasur sukses në botën e punës që vazhdimisht po ndryshon.

Artikull i përshtatur nga: Forbes

Çka duhet të dini për të qenë zhvillues i Front End

Front End-i është mënyra se si një dizajn i uebfaqes implementohet në ueb. Kurse një zhvillues i ueb-it që e bën atë implementim është zhvillues i Front End.

Zhvilluesit e Front End përdorin gjuhët programuese si HTML, CSS dhe JavaScript për të koduar uebfaqet dhe aplikacionet e ueb-it të krijuara nga dizajnerët e ueb-it.  Kodi që ata e shkruajnë ekzekutohet brenda brouserit të përdoruesit (për dallim nga zhvilluesit e back end-it, ku kodi i tyre ekzekutohet në serverin e ueb-it).

Disa prej shkathtëve dhe njohurive që kërkohen më së shumti nga zhvilluesit e Front End-it janë:

HTML & CSS

HTML (Hyper Text Markup Language) dhe CSS (Cascading Style Sheets) janë modulet më bazike të kodimit të uebfaqeve. Pa këto të dyja nuk mund ta krijosh një dizajn të uebfaqes.

JavaScript

JavaScript ju mundëson të rrisni funksionalitetin e uebfaqes. Madje vetëm me përdorimin e HTML, CSS dhe JavaScript (JS shkurtimisht) mund të krijoni shumë aplikacione bazike të ueb-it.

JS poashtu është ndër gjuhët më të njohura të programimit në botë, prandaj pa marrë parasysh orientimin tuaj në karrierë, është një gjë shumë e vjefshme për t’u mësuar.

jQuery

jQuery është një librari e JavaScript: një koleksion i ‘plugins’ që e bën zhvillimin me JavaScript më të shpejtë dhe më të lehtë.

JavaScript Frameworks

JS frameworks (duke përfshirë edhe AngularJS, Backbone, Ember, dhe ReactJS) i japin një strukturë të gatshme kodit të JavaScript.

Front End Frameworks

CSS dhe Front End frameworks (framework-u më i njohur është Bootstrap) e kryejnë të njejtin veprim për CSS sikurse JS frameworks për JavaScript. Pra krijojnë një kornizë për CSS që ju ndihmon për ta përshpejtuar procesin e kodimit.

Nëse zhvillimi i Front End-it është diçka që ju tërhjekë, atëherë mesiguri jeni duke menduar se nga t’ia filloni.

Nëse jeni entuziastë për të punuar si zhvillues i Front End por nuk jeni të sigurtë se ku mund t’i mësoni këto shkathtësi atëherë jeni në vendin e duhur. Cacttus Education ofron trajnimin Front End Web Development që ju mundëson të krijoni një bazë të qëndrueshme dhe ju vendosë në rrugën drejt zhvillimit të njohurive dhe ushtrimit të këtij profesioni. Përmes këtij kursi ju filloni me mësimin e shkathtësive si HTML, dhe CSS dhe vazhdoni drejt shkathtësive më të avancuara, si zhvillimi ‘responsive’ dhe JavaScript.

Artikull i përshtatur nga skillcrush.com