fbpx

Cacttus Education dhe Raiffeisen Bank Kosova përurojnë laboratorin për T7, Core Banking System – Temenos

Përurimi i këtij laboratori është hapi i parë në kuadër të bashkëpunimit në mes të Raiffeisen Bank në Kosovë dhe Cacttus Education.

Me rastin e përurimit, të laboratorit Z. Besim Ilazi, Drejtor Ekzekutiv në Cacttus Education, tha:

“Bashkëpunimi mes RBKO-së dhe Cacttus Education ka rëndësi të madhe në përgatitjen profesionale të studentëve tanë.  Përmes punës në laboratorin e ri, praktikës dhe ligjëruesve nga RBKO, studentët tanë kanë mundësi të përgatiten më mirë për të ushtruar profesionin e TI-së edhe në bankë.


Raiffeissen ka një numër të madh të profesionistëve jashtëzakonisht të kualifikuar dhe mundësia që po ju ofrohet studentëve tanë që të mësojnë drejtpërdrejtë prej tyre është ndoshta përfitimi më i madh në kuadër të këtij bashkëpunimi.”

Shukri Mustafa, Drejtor dhe Anëtar i Bordit, tha:

“Banka Raiffeisen përgjatë tërë rrugëtimit të saj në tregun e Kosovës në vazhdimësi ka përkrahur edukimin e të rinjëve përmes projekteve të ndryshme. Prandaj edhe ky laborator sot hapet si vazhdimësi e përpjekjes së bankës tonë që të ofrojë mundësi për aftësimin e të rinjëve në mënyrë që ata të aftësohen në fushën e teknologjisë së informacionit, e cila është bazë elementare për punësimin sot në Kosovë dhe kudo në botë.


Si pjesë e memorandumit të bashkëpunimit në mes të Bankës Raiffeisen dhe Cactus Education pajisjet teknologjike janë dhuruar donacion nga Banka Raiffeisen për Cactus Education në mënyrë që ky laborator të përdoret për aftësimin e studentëve tek të cilët do të mund të shohim potencial në të ardhmen.”

Përurimi i këtij laboratori është vetëm hapi i parë në kuadër të këtij bashkëpunimi, i cili përfshin edhe shkëmbimin e ligjëruesve nga RBKO, trajnime, punëtori, seminare dhe konferenca, hulumtime dhe zhvillimin e programeve të reja, inkubim dhe ekskubim.

Si të mësoni zhvillimin e aplikacioneve iOS

Mësimi i një shkathtësie të re si zhvillimi i aplikacioneve iOS është sfiduese, por njëkohësisht shpërblehet shumë. E si mund të filloni për të mësuar zhvillimin për iOS?

Shkathtësitë që ju duhen për të ndërtuar aplikacione për iOS janë:

  • Xcode: Xcode është aplikacioni në Mac që përdoret për të krijuar aplikacione.
  • Swift Programming: Swift është gjuha më e fuqishme programuese që përdoret për të koduar iOS, macOS, tvOS dhe aplikacionet watchOS.
  • Ndërtimi i UI: Secili aplikacion ka nevojë për Ndërfaqe të Përdoruesit (User Interface-UI).
  • Logjika e kodimit: Swift kodi kontrollon se çka dhe kur ndodhë në aplikacion.
  • Arkitektura e aplikacionit: Shkrimi i një kodi të qartë dhe që mirëmbahet lehtë është po aq e rëndësishme sa shkrimi i një kodi që funksionon.

A mundet kushdo të mësojë të kodojë? Natyrisht, krejt çka duhet është pak kohë dhe një ide të aplikacionit për të filluar. Si rregull për të filluar, ndani së paku nga një orë në ditë për tu fokusuar në mësimin e zhvillimit të iOS.

Hapat e parë për mësimin e zhvillimit të aplikacioneve iOS mund t’i merrni edhe në Cacttus Education, përmes trajnimit iOS Application Development.

Për më shumë informata rreth trajnimit klikoni KËTU.

Pse mentorimi është i rëndësishëm dhe si të gjeni një mentor

Mentorimi është një mënyrë e mirë për t’i përkrahur të rinjtë. Përmes mentorimit të rinjtë që janë akoma në shkollë apo që sapo kanë filluar punën e tyre të parë kanë mundësi të mësojnë njohuri specifike, dhe të zhvillojnë lidhje që do t’ju ndihmojnë të rriten në punën e tyre. Prandaj kjo mënyrë e këshillimit është shumë e rëndësishme.

Por për të gjetur mentor, nuk duhet të drejtoheni tek njerëzit e panjohur. Në vend të kësaj gjeni mentor përmes njerëzve inspirues me të cilët tashmë bashkëpunoni dhe veproni. Një mentor mund të jetë dikush që tashmë e njeh potencialin tuaj- të cilët e dijnë se si ti mendon, vepron, komunikon e kontribon. Një mentor poashtu duhet ta dijë që ti me shumë vendoshmëri do t’i dëgjosh këshillat e tyre dhe do t’a vësh në përdorim feedback-un e tyre.

Gjeni mentorët në mesin e njerëzve që i njihni që janë 10 hapa përpara në fushën tuaj, rolin tuaj apo industrinë, që tashmë bëjnë diçka të cilën edhe ju synoni ta bëni në të ardhmen. Nëse nuk njihni dikë që i përshtatet këtij profili, atëherë është koha të filloni të kërkoni.

Mentorimi- edhe të pasurit një mentor edhe të qenurit një mentor – mund të jenë gjëra shumë të vlefshme që ju ndodhin përgjatë karrierës. Një mentor i cili punon në fushën të cilën e synoni jo vetëm që ju mundëson të mësoni shumë gjëra, por poashtu ju ndihmon të krijoni një model se si do të duket karriera juaj në të ardhmen.

Përshtatur nga Forbes.