fbpx

Ditën botërore të radios studentët e Cacttus Education e shënuan me projektin “World Radio Day”

Radioja mbetet njëra ndër mediat më gjithëpërfshirëse dhe dinamike në botë. Qëllimi radios sot është të bashkojë komunitetet dhe të strehojë dialog pozitiv për ndryshim.

13 shkurti njihet si dita botërore e radios.

Studentët tanë të fushës së teknologjisë, për ta shënuar këtë ditë përzgjodhën si projekt krijimin e një radioje. Gjatë këtij projekti ata i vunë në përdorim shkathtësitë e tyre teknologjike, imagjinatën dhe kreativitetin.

Nga të gjithë ne në Cacttus Education, Urime dita botërore e radios!

Librat që ne ju rekomandojmë për vitin 2019| që nxisin kurreshtjen tuaj dhe ju ofrojnë një perspektivë të re

Njëra ndër mënyrat më të mira për të mësuar gjëra të reja janë librat. Secili libër që lexoni ju ofron mundësi të re për të mësuar nga përvojat, perspektivat dhe mësimet e autorëve të ndryshëm.

Pa marrë parasysh profesionin apo drejtimin, librat janë ndër burimet më të mira që na mundësojnë të zhvillohemi vazhdimisht. Ndër librat që mund t’i lexoni për vitin 2019 ua rekomandojmë:

  Hooked / Nir Eyal

  Zero to One/ Peter Thiel

  Courage/ Osho

  The power of habit/ Charles Duhigg

  Origjinals/ Adam Grant

Secilin nga këto librat mund t’i gjeni në libraritë lokale. Kurse për ju që preferoni libra elektronikë, mund të përdorni edhe aplikacione falas si AnyBooks për t’i shkarkuar dhe lexuar librat tuaj të preferuar.

Cili prej këtyra librave është i pari që do ta lexoni këtë vit?

Si të mësoni më shpejt një gjuhë të re programuese

Mësimi i një gjuhe të re programuese mund të jetë mënyrë e mirë për të filluar një karrierë të re. Pa marrë parasysh se a jeni i ri në fushën e kodimit, apo jeni programer me përvojë që dëshiron ta mësojë një gjuhë të re programuese, këtu i gjeni disa këshilla që ju ndihmojnë gjatë këtij rrugëtimi.

Përfitoni nga burimet online
Interneti ju ofron një pasuri të pafund informatash, dhe ju duhet të përfitoni nga kjo mundësi. Mësimi i një gjuhe të re programuese nuk do të ndodhë përgjatë natës, por ju mund ta përshpejtoni procesin me veglat e duhura.

Programerët me përvojë mbështeten kryesisht në katër gjëra kur kërkojnë informata rreth mësimit të një gjuhe të re programuese:

  • Kërkimet në Google
  • Dokumentimet
  • Shembuj të kodit
  • Dhe faqet për Pyetje/Përgjigjie (Q&A)

Mos i grumbulloni informatat
Aftësia që e kemi për të mbajtur mend, zvogëlohet në rastet kur mundohemi të mësojmë shumë gjëra njëherazi. Për ta shmangur grumbullimin e informatave, vendosni një orar për të mësuar dhe qëndroni pas këtij orari.

Nuk ka zgjidhje magjike që ju mundëson ta mësoni përnjëherë një program të ri, por me durim dhe përkushtim ju do ta bëni këtë gjë më shpejtë.

Për ju që dëshironi të mësoni dhe praktikoni gjuhët programuese, në një mjedis të përshtatshëm nën mbikqyrjen e një instruktori të kualifikuar atëherë mund të bëheni pjesë e trajnimeve që ofrohen nga Cacttus Education.

Për të mësuar se si mund të bëheni pjesë e trajnimeve, na kontaktoni në:
email: info@cacttus.education
tel: 038 600 237

(Artikull i përshtatur nga Forbes)