fbpx

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike”

Cacttus Education mori pjesë në konferencën “Arsimi Profesional dhe Orientimi Profesional janë Politikë Ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

Gjatë kësaj konference u fol për shkollimin profesional dhe rëndësinë e tij për ekonominë e vendit.

Konferenca “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” from Ekonomia Online on Vimeo.

Studentët e Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup

Studentë të Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup. Gjatë vizitës u mirëpritëm nga stafi, të cilët me shumë përkushtim na folën për punën që e bëjnë në kuadër të kompanisë. Studentët poashtu u njoftuan përsëafërmi me punën dhe projektet e Zombie Soup në fushën e Artificial Inteligence, Virtual Reality dhe Health Tech.

Gjatë vizitës, studentët tanë patën mundësinë të shohin se si profesionistë të fushës së teknologjisë e ushtrojnë profesonin e tyre në një ambient të ngrohtë e inovativ.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Cacttus Education në Javën e Shkencës

Cacttus Education mori pjesë në Javën e Shkencës 2019 organizuar nga Qendra Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë. Java e Shkencës karakterizohet nga aktivitete të ndryshme, ndër të cilat është edhe Dita e Shkencës ku studentë nga shkolla të ndryshme garojnë me projektet e tyre.

Cacttus Education ishte sponzor në Javën së Shkencës, dhe pjesë e komisionit vlerësues të projekteve, përfaqësuar nga Drejtoresha e Programit Znj. Vildane Kemendi.

Aktivitetet e Javës së Shkencës u përmbyllën me Ditën e Shkencës, ku u përzgjodhën edhe projektet fituese të ekipeve pjesëmarrëse.