fbpx

Tim Cook, drejtor ekzekutiv i Apple, tregon pse nuk keni nevojë për një diplomë për të qenë të sukseshëm

Sipas Cook, programimi kompjuterik (ose kodimi) është njëra ndër shkathtësitë më të kërkuara nga tregu i punës. Drejtori ekzekutiv i Apple poashtu tha se mësimi i kodimit është aq i rëndësishëm, sa që do të duhej të bëhet i domosdshëm qysh në shkollat e mesme. Ai ka cekur se shpeshherë ka mospërputhje mes shkathtësive që studentë të diplomuar posedojnë, dhe ato shkathtësi që na duhen për të ardhmen.

Në vazhdimësi mundësitë e punësimit për të cilat nuk të duhet diploma universitare janë në rritje. Apple, sëbashku me Google, IBM, Bank of America, dhe Hilton, janë ndër korporatat më të mëdha, ku për të punuar nuk të duhet diploma universitare.

Cook thotë se një diplomë universitare nuk nënkupton se i di të gjitha rreth një profesioni. Për të qenë të sukseshëm ne në vazhdimësi duhet ti zgjerojmë horizontet tona.

Artikull i përshtatur nga: https://www.businessinsider.com/

Gjermania hap dyert për punëtorët e TI-së nga e gjithë Ballkani

Për shkak të mungesës së madhe të punëtorëve, Gjermania ka miratuar një ligj që do ta lehtësojë punësimin e punëtorëve nga jashtë BE-së. Posaçërisht atë të profesionistëve të fushës së TI-së.

Ekonomia evropiane është duke u përballur me mungesë të madhe të punëtorëve. Vlerësohet se momentalisht Gjermanisë i mungojnë rreth 1,200,000 specialistë të nivelit të mesëm dhe të kualifikuar, prej të cilëve deri në 55,000 në sektorin e TI.

Pikërisht për këtë Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj që hyn në fuqi më 1 janar 2020 dhe lejon migrimin më të lehtë të fuqisë punëtore të kualifikuar, nga vendet jo anëtare të BE. Kjo do të thotë se procedura për marrjen e lejes së punës për të gjithë ata që kërkojnë punë nga Serbia dhe rajoni do të lehtësohet dukshëm.

Ekspertët e TI-së në mesin e më të kërkuarve (dhe më të paguarve)

Digjitalizimi i të gjitha industrive ka rritur nevojën për profilet e reja profesionale dhe angazhimit të stafit. Si rrjedhojë në Gjermani ekziston një kërkesë e veçantë për punëtorët e huaj në sektorin e TI-së. Sipas një sondazhi të Shoqatës Dixhitale Gjermane (Bitkom), vlerësohet se numri i përgjithshëm i ekspertëve të TI-së që kërkohen është rreth 55,000 dhe ky numër pritet të rritet më tej në të ardhmen.

Kjo konfirmohet edhe nga lista me 10 profesionet më të kërkuara nga të gjitha fushat, ku profesionet e fushës së TI-së radhiten ndër profesionet më të kërkuara në këtë listë. Disa nga profesionet e përfshira në këtë listë janë: zhvillues softuerik, programmer kompjuerik, konsulent i TI-së dhe analist i TI-së. Punëdhënësit nga Gjermania shpresojnë se përveç ligjit të ri, ata do të tërheqin specialistë të IT-së nga Ballkani, falë pagave të mira dhe standardeve të cilësisë të ofruara në këtë sektor. Si një zhvillues fillestar në Gjermani ju mund të fitoni 44,000 euro në vit, ndërsa zhvilluesit me përvojë disa vjeçare fitojnë 60,000 euro, që është një vlerë 2 deri 5 herë më e madhe sesa ajo që mund ta fitoni duke ushtruar këto profesione në shtetet e Ballkanit.

Artikull i përshtatur nga interneti.

Lend Kazazi, iOS App developer në Frakton

Lend Kazazi është një prej studentëve të gjeneratës së parë, që ka përfunduar studimet në Cacttus Education. Ai pas përfundimit të vitit të parë në Cacttus Education ka filluar punën si iOS App developer në Frakton ku punon edhe sot.

Lendi tregon: 

Në Cacttus Education kam studiuar ‘Zhvillim të ueb-it dhe aplikacioneve mobile’. Unë punoj si iOS Developer në Frakton qe dy vite. Në Frakton fillimisht kam filluar si ‘intern’ pas përfundimit të vitit të parë të studimeve, e pas tre muajve kam kaluar në punë me orar të plotë.

Cacttus Education mi ka dhënë ata hapat e parë që i duhen secilit programer. Sot ne si programerë vazhdimisht ballafaqohemi me sfida të reja, edhe kjo na ndihmon me u rritë duke mësuar vazhdimisht.

Unë bëj aplikacione për sistemin operativ iOS. Deri tash i kam bërë diku rreth 9 aplikacione që veq janë në App Store, që munden me u shkarku prej përdoruesve. Prej aplikacioneve që ia vlenë të përmendet është IntoAlbania. Ky është aplikacion për turizëm, i krijuar për Shqipëri.

Unë i kam përfunduar studimet në Qershor të vitit 2018. Kam diplomuar në Cacttus Education, pastaj kam vendosë ta vazhdoj edhe vitin e tretë në RIINVEST për ta marrur edhe diplomën e studimeve bachelor. Cacttus Education më ka ndihmuar deri në atë pikë ku jam kyqë me një profesion edhe e kam vendosë që të rritem edhe më shumë në këtë fushë.

Në Cacttus Education fokusin kryesor e kemi pasur në praktikë. E unë besoj sidomos në programim që praktika e ka nji rol shumë më të madh. Për njerëzit që përnjëmend kanë dëshirë ta vazhdojnë punën në këtë fushë atëherë Cacttus Education është një mënyrë e mirë me fillu