fbpx

Cacttus Education lanson uebfaqen e re të punuar nga studentët tanë

Cacttus Education ka lansuar uebfaqen e re të punuar nga dy studentë të drejtimit “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile”. Studentët Kaltrina Uka dhe A. A. kanë punuar në krijimin e uebfaqes së re, nën mentorimin e profesorit Leart Zogjani.

Studentët tanë mësojnë përmes realizimit të projekteve të ndryshme, simulime në klasë dhe projekte reale. Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Tani!

Për punë në Apple, Google dhe Netflix nuk kërkohet diploma universitare

Studentët mendojnë se për të punuar në kompani si Apple Google apo Netflix të duhet patjetër diploma universitare. Por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Biznismenë të shquar si Barbara Humpton dhe Tim Cook kanë nxjerrur pyetjen se a duhet domosdoshmërisht një diplomë për t’u punësuar. Cook ka cekur se në vitin e fundit, gjysma e të punësuarve në Apple nuk posedojnë diplomë universitare. Cook argumenton se shumë kolegje nuk ju mësojnë studentëve shkathtësi si kodimi, që kërkohen nga tregu i punës.

Kompani të njohura si Google dhe Apple janë duke punësuar punonjës që kanë shkathtësitë e duhura për të punuar, me ose pa diplomë. Sipas listës today’s hottest companies to work  nga LinkedIn, për profesione të fushës së teknologjisë kompanitë punësojnë duke u bazuar më shumë në shkathtësi, sesa në diplomë.

Artikull i përshtatur nga: https://www.businessinsider.com/

Besar Zhubi, zhvillues i ueb aplikacioneve në Cacttus sh.a.

Programi i Cacttus Education përfshinë të gjitha njohuritë e nevojshme, që na duhen për tu punësuar në tregun e Kosovës apo atë nderkombëtar. Shkolla i ofron te gjitha mjetet e nevojshme për studime dhe punë praktike, kurse mësimi është i fokusuar në teknologjitë që janë duke u përdorur momentalisht. Studimet në Cacttus Education më kanë ndihmuar të filloj punë praktike si zhvillues i ueb-it. Përmes praktikës në Cacttus Sha kam mundësinë t’i avancoj edhe më shumë aftësitë e mija, duke realizuar projekte të ndryshme.

Besar Zhubi ka përfunduar studimet në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education