fbpx

Përparësitë e studimit në fushën e TIK-ut

  • Kërkesa për shkathtësi të TIK-ut është duke u rritur
  • Kombinoni shkathtësitë e fushës së TIK-ut me cilëndo fushë tjetër
  • Ushtroni profesione të ndryshme
  • Zhvilloni një karrierë që ju përmbushë
  • Profesionistët e TIK-ut paguhen mirë
  • Mundësi për t’u zhvilluar dhe krijuar impakt në botë
  • Punoni si pjesë e ekipeve në kompani, si individ, freelancer apo ndërmarrës etj.

PËRGATITUNI PËR NJË KARRIERË PRODUKTIVE

Drejtimet e studimit në Cacttus Education janë të dizajnuara për studentë të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierë si profesionistë të TIK-ut.

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile, ky drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve, fokusi i këtij drejtimi është njohja me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverëve.

Programi ynë i studimeve ju mundëson të përfitoni sa më shumë nga njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë tuaja. Cacttus Education ofron aktualisht sistemin më të avancuar të edukimit profesional në Kosovë në lëminë e teknologjisë së informacionit i cili bazohet tërësisht në kërkesat e tregut të punës dhe i cili mundëson punësimin paralel me studimet.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online

Si të bëhesh zhvillues i aplikacioneve?

Zhvillues i aplikacioneve është një inxhinier softuerik që programon aplikacione për kompjuterë, telefona mobilë e pajisje të tjera.

Në Kosovë, ndër profesionistët më të paguar në TI llogariten zhvilluesit. Sipas STIKK paga mesatare mujore për zhvillues është 923 €. STIKK tregon se të gjitha profesionet pa dallim në sektorin e TI kanë pasur rritje në paga prej vitit 2016 deri në vitin 2018.

A dëshiron të bëhesh zhvillues i aplikacioneve?

Drejtimi “Zhvillues i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education ju përgatitë për profesionet e zhvilluesit të aplikacioneve. Ky drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Tani

Edi Krasniqi, zhvillues i aplikacioneve mobile në Cacttus sh.a.

Tani jam i angazhuar në departamentin e zhvillimit softuerik në Cacttus sh.a., ku punoj në zhvillimin e aplikacioneve mobile.  Cacttus Education na ka ndihmuar shumë edhe rreth angazhimit në punë praktike. Studentëve të rinjë ju them që gjithmonë të punojnë për t’i ndjekur ëndërrat e tyre. Puna në një kompani reale, i rrethuar nga individë e profesionistë të shumtë më ndihmon të zhvillohem si personalitet dhe si profesionist.  E kushdo që ka dëshirë me qenë administrues i mirë, një zhvillues apo programer i mirë, Cacttus Education është vendi i duhur.

Edi Krasniqi është student në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education, viti i parë