fbpx

Cacttus Education së shpejti sjell trajnimin Video Game Development

Industria globale e lojërave është një prej industrive me rritjen më të madhe, aktualisht me mbi 100 miliardë $ të hyra vjetore. Industria e lojrave në Kosovë është në faza të hershme akoma, por ka rritje. Kjo rritje mund të përshpejtohet me trajnime profesionale, si Video Game Development.

Trajnimi Video Game Development është i paraparë për të gjithë entuziastët, dhe të rinjtë që kanë dëshirë të mësojnë për zhvillimin e video lojërave.

Të gjithë ata që luajnë lojëra tash e kanë mundësinë të mësojnë prej fillimit deri në fund se si të krijojnë një lojë, nëse veq kanë ide, talent, kreativitet e imagjinatë.  Për të mësuar më shumë rreth trajnimit, dëgjojeni intervistën e plotë ku Veton Xhelili dhe Lekë Sahatqija tregojnë më shumë për trajnimin Video Game Development, i cili për herë të parë vie në Cacttus Education.

Glam Radio, emisioni “Drive me Crazy” – Intervistë | Veton Xhelili dhe Lekë Sahatqija

Diplomojnë studentët në Cacttus Education

Diplomon gjenerata e dytë e studentëve.

Mbi 80% e studentëve të punësuar tashmë

Cacttus Education është shkolla e parë e lartë profesionale për teknologji të informacionit, e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe licencuar nga MASHT, e cila ka për qëllim edukimin dhe punësimin e studentëve në një kohë sa më të shkurtër.

Cacttus Education është partner dhe implementues i projektit “Partneriteti për impakt në TIK” në bashkëpunim me USAID. Projekti ka për qëllim përgatitjen e kuadrove të reja profesionale që do të plotësojnë mungesën e profesionistëve në profesione të IT-së. Këtë vit në Cacttus Education i përfundojnë studimet grupi i parë i studentëve përfitues të projektit.

Cacttus Education ofron studime dyvjeçare në dy drejtimet më të kërkuara në tregun e punës në Kosovë dhe jashtë:

•             Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile

•             Administrim i rrjetave dhe sistemeve kompjuterike

Cacttus Education ofron aktualisht sistemin më të avancuar të edukimit professional në Kosovë në lëminë e teknologjisë së informacionit i cili bazohet tërësisht në kërkesat e tregut të punës dhe i cili mundëson punësimin paralel me studimet.

Kjo është gjenerata e dytë e të rinjëve që  kanë pasur rastin të përfitojë nga ky sistem i ri arsimor në Kosovë. Mbi 80% e studentëve të kësaj gjenerate janë të punësuar tashmë.

Mid’hat Manxholli, Full-Stack Developer në Matrics Blockchain

Mid’hati studion në drejtimin “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” në Cacttus Education.

Për punën e tij me kompaninë amerikane Matrics Blockchain Mid’hati tregon:

Në Matrics punoj si Full-stack Developer. Merrem me teknologji të ndryshme si React, Node JS, GraphQL, në ekosistem të JavaScriptit. Më ka pëlqyer më së shumti realisht, sepse është njëra ndër teknologjitë më të fuqishme dhe që ka përdorim të gjerë. Momentalisht punoj në një projekt 91.life i cili është i lidhur me healthcare technology. Në vazhdimësi do të kemi edhe implementim të inteligjencës artificiale.

Ky profesion është mjaft sfidues dhe për t’u kyqur në tregun e punës të duhet njohuri paraprake. Na ka ndihmuar edhe Cacttus Education në këtë aspekt. Gjatë studimeve e kemi krijuar një themel, dhe kemi mësuar gjëra që përdoren konkretisht në praktikë; realisht i kemi “shti duart në kod”. Natyrisht pastaj edhe vet kam mësuar gjëra të reja, siç janë libraritë e ndryshme të JavaScript.

Stafi është shumë i mirë; na ka ndihmuar shumë mundësia me pasë qasje direkte tek dikush që e ushtron atë profesion që e ligjëron.

Cacttus Education i nxitë studentët të ndërlidhin studimet me punësim, dhe në këtë mënyrë i përgatitë ata për tregun e punës. Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online