fbpx

Cacttus Education në partneritet me USAID ofrojnë 20 bursa për studim

Institucioni i arsimit të lartë Cacttus Education në partneritet me USAID ofrojnë bursë studimi prej 70% për 20 studentë të rinjë për vitin akademik 2019/2020. Bursat ofrohen në kuadër të projektit “Partneriteti për Impaktin në TIK”.

Përmes këtyre bursave, 20 studentë mund të studiojnë në dy drejtimet më të kërkuara në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjetave dhe sistemeve”.

 “Partneriteti për Impaktin në TIK” ka për qëllim aftësimin dhe përgatitjen e të rinjve për tregun e punës në fushën e teknologjisë informative (TIK). Projekti vjen si kërkesë e tregut për profesionistë të TIK-ut dhe si nevojë për krijimin e fuqive të reja punëtore në këtë fushë.  

Përpos studimeve, përfituesit e projektit poashtu përfitojnë edhe nga mundësitë për punë praktike në fushën e TIK-ut, ‘incubation’ dhe ‘excubation’ dhe punësimi në kompani të ndryshme në fushën e teknologjisë.

Aplikimi për bursë mbetet i hapur deri më 13 Tetor 2019.

Për të përfituar nga programi i bursës APLIKO KËTU.

Studentët e Cacttus Education në turnirin Java Evropiane e Sportit

Studentë të Cacttus Education morën pjesë në turnirin e futbollit të mbajtur në kuadër të Javës Evropiane të Sportit. Ata luajtën përballë studentëve të Fakultetit të Edukimit Fizik, në Universitetin e Prishtinës, dhe u shpërblyen me vendin e tretë.

Përgatituni për një karrierë produktive

Drejtimet e studimit në Cacttus Education janë të dizajnuara për studentë të cilët dëshirojnë të ndërtojnë karrierë si profesionistë të TIK-ut.

Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile, ky drejtim ofron njohjen me gjuhët programuese, platformat, metodologjitë dhe teknikat më të fundit në fushën e zhvillimit të softuerit.

Administrim i rrjetave dhe sistemeve, fokusi i këtij drejtimi është njohja me teknologjitë dhe praktikat më të reja të instalimit, mirëmbajtjes dhe administrimit të infrastrukturës së rrjetave dhe serverëve.

Programi ynë i studimeve ju mundëson të përfitoni sa më shumë nga njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë tuaja. Cacttus Education ofron aktualisht sistemin më të avancuar të edukimit profesional në Kosovë në lëminë e teknologjisë së informacionit i cili bazohet tërësisht në kërkesat e tregut të punës dhe i cili mundëson punësimin paralel me studimet.

Edhe ti mund të bëhesh pjesë e Cacttus Education: Apliko Online