fbpx

ICT Awards mbajti prezantim në Cacttus Education

ICT Awards mbajti prezantim me studentët e Cacttus Education. Gjatë prezantimit studentët mësuan më shumë për garën ICT Awards. Ndër të tjera, ata poashtu patën rastin të tregojnë për projektet e tyre të realizuara në kuadër të punës praktike në fushën e ueb-it dhe aplikacioneve mobile.

Përfaqësuesit e ICT Awards u mirëpritën edhe nga stafi menaxhues i Cacttus Education. Hapja e prezantimit u bë nga Drejtoresha e Programit në Cacttus Education Znj. Vildane Kelmendi, një ndër gratë e para të përfshira në fushën e IT-së në Kosovë.

Photo Credits @ICT Awards

Çfarë mësoni në kuadër të Front End Web Development

Zhvilluesit e Front End përdorin gjuhët programuese si HTML, CSS dhe JavaScript për të koduar uebfaqet dhe aplikacionet e ueb-it, të krijuara nga dizajnerët e ueb-it.  Kodi që ata e shkruajnë ekzekutohet brenda brouserit të përdoruesit (për dallim nga zhvilluesit e back end-it, ku kodi i tyre ekzekutohet në serverin e ueb-it).

Disa prej shkathtëve dhe njohurive që kërkohen më së shumti nga zhvilluesit e Front End-it janë:

HTML & CSS

HTML (Hyper Text Markup Language) dhe CSS (Cascading Style Sheets) janë modulet më bazike të kodimit të uebfaqeve. Pa këto të dyja nuk mund ta krijosh një dizajn të uebfaqes.

JavaScript

JavaScript ju mundëson të rrisni funksionalitetin e uebfaqes. Madje vetëm me përdorimin e HTML, CSS dhe JavaScript (JS shkurtimisht) mund të krijoni shumë aplikacione bazike të ueb-it.

JS poashtu është ndër gjuhët më të njohura të programimit në botë, prandaj pa marrë parasysh orientimin tuaj në karrierë, është një gjë shumë e vlefshme për t’u mësuar.

jQuery

jQuery është një librari e JavaScript: një koleksion i ‘plugins’ që e bën zhvillimin me JavaScript më të shpejtë dhe më të lehtë.

JavaScript Frameworks

JS frameworks (duke përfshirë edhe AngularJS, Backbone, Ember, dhe ReactJS) i japin një strukturë të gatshme kodit të JavaScript.

Front End Frameworks

CSS dhe Front End frameworks (framework-u më i njohur është Bootstrap) e kryejnë të njejtin veprim për CSS sikurse JS frameworks për JavaScript. Pra krijojnë një kornizë për CSS që ju ndihmon për ta përshpejtuar procesin e kodimit.

Nëse zhvillimi i Front End-it është diçka që ju tërhjekë, atëherë mesiguri jeni duke menduar se nga t’ia filloni.

Nëse jeni entuziastë për të punuar si zhvillues i Front End por nuk jeni të sigurtë se ku mund t’i mësoni këto shkathtësi atëherë jeni në vendin e duhur. Cacttus Education ofron trajnimin Front End Web Development që ju mundëson të krijoni një bazë të qëndrueshme dhe ju vendosë në rrugën drejt zhvillimit të njohurive dhe ushtrimit të këtij profesioni.

Përmes këtij trajnimi ju filloni me mësimin e shkathtësive si HTML, dhe CSS dhe vazhdoni drejt shkathtësive më të avancuara, si zhvillimi ‘responsive’ dhe JavaScript.

Si të shkruajmë një letër motivimi?

Shpeshherë kur dëshirojmë të aplikojmë për një pozitë punë, apo edhe për ndonjë trajnim dhe bursë, kërkohet qe të shkruajmë një letër motivimi. Tek disa njerëz, është paksa e bezdishme kur shohin që kërkohet letra e motivimit. Kjo sepse, nuk na është mësuar asnjëherë dhe nuk kemi pasur rast të shkruajmë më shpesh letra motivimi.

Prandaj, të rinjtë hezitojnë të shkruajnë një “cover letter”. Mirëpo, ne do ua bëjmë më lehtë, ku me disa hapa të thjeshtë ju do jeni në gjendje ta shkruani këtë letër pa hezituar.

Për secilën punë që aplikoni duhet ta ndryshoni letrën tuaj të motivimit. Kur filloni ta shkruani letrën e motivimit, gjithmonë e prezentoni veten se kush jeni dhe e përmendni punën për të cilën po aplikoni.

Tregoni se aftësitë dhe eksperienca e juaja përshtaten me punën për të cilën po apikoni. Inkurajoni punëdhënësin për ta lexuar letrën tuaj. Tregohuni kreativ në shkrim.

Përfundojeni më një thirrje për aksion; për shembull, kërkoni një intervistë apo takim.

Siguroheni të jetë e shkurtër të ketë hyrjen, zhvillimin dhe përfundimin. Në hyrje tregoni për vetën dhe pse jeni duke aplikuar për këtë punë. Në zhvillim tregoni eksperiencën tuaj dhe aftësitë e juaja që përshtaten me punën që po aplikoni. Dhe për fund, siç është cekur më lartë, falenderoni dhe kërkoni një intervistë apo takim.

Diçka tejet e rëndësishme që duhet të dini është që kur filloni të shkruani letrën, kërkoni emrin e personit të cilit do ia dërgoni dhe jo me ‘I/e nderuar’. Kjo kërkon pak punë, por do ia vlejë.

Çka të përfshini në letrën motivuese:

  1. Emrin dhe konaktet tuaja
  2. Emrin e personit përgjegjës të kompanisë dhe kontaktet
  3. Emrin e punës për të cilën jeni duke aplikuar
  4. Një listë me aftësitë tuaja
  5. Një përshkrim se pse jeni i/e duhura për këtë punë
  6. Kërkoni që të ju kontaktojnë

Çka nuk duhet të përfshini në letrën e motivimit:

  • 1. Gabimet drejtëshkrimore
  • 2.Të përdoni shumë shpesh fjalën ‘unë”
  • 3. Mos i përmendi aplikimet tjera të punës
  • 4. Mos e përfshini të gjithë CV-në tuaj në letrën e motivimit.