fbpx

Milot Osmani- IT Technician në HI-Tech System

Cacttus Education synon t’i përgatisë studentët për inkuadrim në tregun e punës, për kohën më të shkurtë të mundshme. Ndër studentët e angazhuar në punë është edhe studenti Milot Osmani.

Miloti për angazhimin e tij tregon:

Jam i angazhuar në kompaninë HI-Tech System në fushën e TI-së . Punën e kam filluar që 4 muaj, në pozitën IT. Puna të cilën e ushtroj unë si IT në këtë kompani është mirëmbajtja e klientëve në problemet që i hasin në fushën e IT-së poashtu rregullimi i qasjeve në servera për kompanitë bashkëpunëtore, implementimi i rrjetave, konfigurimin e paisjeve.

Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjindemi, jemi të obliguar që veprimtarinë tonë ta ushtrojmë nga shtëpia, por për fushën e IT-së kjo nuk është edhe shumë problematike.  Ajo çfarë na mungon është socializimi me njerëz por në aspekt të punës nuk është se mbesim keq se pse edhe në këto rrethana arrijmë që të punojmë si duhet.

Ndiq trajnime online | provo ligjëratën e parë falas me Cacttus Education

Problemet moderne kërkojnë zgjidhje moderne.

Me sfidat e reja të krijuara nga situata aktuale në vend, Cacttus Education është këtu për t’ju përgatitur të gjindeni sa më mirë dhe të përballeni me sfidat e radhës. E këtë më së miri mund ta bëjmë duke ju ofruar shkathtësi profesionale, që do t’ju shërbejnë në cilëndo situatë.  

Cacttus Education ofron trajnime online, ku përmes klasave virtuale ju ndiqni ligjëratat në shqip me trajnerët tanë. Përmes llogarisë në Office 365 që ne ua krijojmë, ju qaseni ‘live’ në ligjërata përmes Microsoft Teams. Përmes llogarisë ju keni qasje në materiale, dhe përmes Microsoft Stream mund ti rishikoni ligjëratat që janë mbajtur (edhe pas përfundimit të tyre).

📌 Për t’i ndjekur trajnimet online krejt çka ju duhet është qasje në internet dhe një kompjuter.

Dëshironi ta dini se sa është e lehtë të ndiqen ligjërata online? Provojeni ligjëratën e parë falas për trajnimin:

Microsoft Excel

Front-End Web Development

Java Fundamentals

Ndiq trajnime online. Mos e pauzo avancimin tënd!

Trajnimet online me Cacttus Education- tregon Alisa Shabanaj

Cacttus Education po mban sukseshëm trajnimet online: Front End Web Development, Java Fundamentals e Microsoft Excel.

Alisa Shabanaj, që po ndjek trajnimin “Front End Web Development” për përvojën e saj me trajnimet online tregon:

Unë jam Alisa Shabanaj nga Deçani. Jam duke ndjekur studimet e bachelorit në Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri . Është hera e parë që po ndjek një trajnim online. Ka qenë një përvojë sfiduese për shkak të gjendjes që ndodhemi tani, por jemi munduar të fokusohemi sa më shumë që t’i arrijmë objektivat tona.

 

Ishte jashtëzakonisht e lehtë të ndiqen ligjëratat online, falë platformës online dhe trajnerit tonë që ishte tepër inkurajues dhe i motivuar të komunikojë me ne.

 

Përparësitë e ndjekjes së trajnimit online ishin: mundësia të jemi më të hapur dhe komunikues si dhe rehatia e ndjekjes së  trajnimit nga ambienti shtëpiak . Gjatë gjithë trajnimit gjithçka ishte mbresëlënëse.

 

Synoj të marr pjesë edhe në trajnime tjera, fokusi është tek gjuhët programuese .

Ndiq trajnime online. Mos e pauzo avancimin tënd!