fbpx

Si ju ndihmon Cacttus Education studentëve për t’u angazhuar në punë praktike

Cacttus Education, si shkollë e lartë profesionale, synon që t’i përgatisë studentët për tregun e punës sidomos në aspektin praktik. Prandaj shumica e studentëve të Cacttus Education tashmë janë të punësuar ose të angazhuar në praktikë pune në njërin nga profesionet që përshtatet me drejtimet që i studiojnë.  Dy drejtimet e studimit që Cacttus Education  ofron janë: “Zhvillues i uebit dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrues i rrjeteve dhe sistemeve”.

Meriton Ferati është njëri ndër studentët në “Zhvillim të Ueb-it dhe aplikacioneve mobile” i cili ka filluar praktikën si Software Developer.

Ai ka përfunduar vitin e parë të studimeve në Cacttus Education dhe menjëherë është angazhuar në praktikë:

Pas përfundimit të vitit të I-rë në ‘Cacttus Education’, më është ofruar puna praktike në ‘Cacttus Sh.a’. Studimet në ‘Cacttus Education’ ishin hapat e parë që i mora në zhvillimin tim në fushën e Teknologjisë Informative, ku më pas njohuritë e mia u zhvilluan më shumë gjatë punës praktike.

Cacttus Education tani ka filluar regjistrimin e gjeneratës së re të studentëve në programet e studimit më të kërkuara në fushën e teknologjisë. Kurse, përmes Qendrës Këshilluese në Cacttus Education, ju mund të udhëzoheni për një karrierë të suksesshme dhe do të këshilloheni në mënyrë praktike për tregun e punës, vazhdim të shkollimit dhe asistencë në zgjedhjen e drejtimit të studimit.

Storje e suksesit në WOW3- Anita Beiqi

WOW është program përmes të cilit vajzat e trajnuara përfitojnë shkathtësi të duhura për të gjetur punë si të vetëpunësuara në tregun e punës online. Projekti WOW 3 synon të rrisë vetëdijësimin e vajzave të reja në rolin e punës online, mundësitë e punësimit, dhe mundësinë për t’u anagazhuar në punë nga distanca. Projekti është duke u implementuar nën mbikqyrjen e Ministrisë për Zhvillim Ekonomik dhe financohet përmes Community Development Fund (CDF) dhe EMPOWER “Private Sector in Kosovo”, USAID.

Implementimi i projektit WOW3 po bëhet nga Cacttus në bashkëpunim me OJQ KS-Kosova. Gjatë fazës së mentorimit, vajzat pjesëmarrëse në projekt po vazhdojnë të aplikojnë për punë dhe t’i aplikojnë shkathtësitë e fituara gjatë trajnimit. Ndër vajzat që sukseshëm po implementojnë shkathësitë e fituara përmes punës është edhe Anita Beiqi e cila pas përfundimit të trajnimit si Dizajnere Grafike po vazhdon të punojë në këtë fushë duke i zhvilluar më tutje shkathësitë e fituara. Ajo na tregon për përvojën e saj të deritanishme.

Për projektin WOW jam informuar përmes rrjeteve sociale, dhe duke pasur parasysh rrethanat aktuale dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohemi për punësim, më kanë shtyrë që të punoj në drejtim të përfitimit të njohurive të reja të cilat më kanë shërbyer për të gjetur punë. Edhe pse kam mbaruar studimet në drejtësi, e bukura me llojllojshmerinë e ngjyrave më kanë bërë gjithmonë përshtypje, ndërsa kursi për dizajn grafik më mësoi kombinimin e tyre për të krijuar art.

Pas përfundimit të kursit ndjeva se i posedoj aftesitë e nevojshme që të filloj të punoj punë të vogla, duke u ofruar shërbimet e mia për dizajnim të menysë disa bareve në lagjen time. Më gëzoi fakti që puna ime u vlerësua nga pronari i njërit nga baret me të cilët kisha biseduar dhe në këtë mënyrë fillova një kapitull të ri në karrierën time profesionale.

CacttuKids përmbyllë vizitat në kampin e Oxford Studio

Kursi për kodim CacttuKids, sot ka realizuar vizitën e fundit për këtë verë në kampet e kursit të gjuhëve të huaja Oxford Studio ELT. Gjatë kësaj vere, shumë studentë të këtij kursi u argëtuan në ambientin e parkut të Gërmisë në Prishtinë. Pjesë e argëtimit, u bë edhe kursi CacttuKids, ku për katër vizita mësuam për kodimin dhe luajtëm lojëra të ndryshme bashkë me studentë.

Bashkëpunimi ynë me Oxford Studio do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ne ju ftojmë që të ndiqni aktivitetet tona e të bëheni edhe ju pjesë e tyre.
CacttuKids falenderon të gjithë të rinjtë që u bënë pjesë e lojërave dhe informimit për kodimin në këtë kamp, ndërkaq pas kësaj vere atraktive, argëtimi vazhdon në CacttuKids!

I ftojmë të gjithë këta të rinj që i takuam në këto kampe verore, të na bashkangjiten në eventin e ardhshëm të CacttuKids “Code&Pizza II”, i cili pritet të mbahet më 9 shtator 2017, nga ora 12:00-14:00. Gjatë kësaj kohe të gjithë mund ta provoni kodimin falas për një orë, të njoftoni shoqëri të re dhe të shijoni picat. Në “Code&Pizza II”, përveç studentëve të kursit Oxford Studio, mund të marrin pjesë të gjithë të interesuarit nga mosha 7-15 vjeç.

Ejani të shtunën, bashkë do të argëtohemi dhe kodojmë!