fbpx

Këto janë shkathtësitë që duhet t’i mësoni dhe që do t’ju shpaguhen përgjithmonë

Sa më shumë që të përparoni në karrierë, aq më e lehtë është të bini pre e supozimit që tashmë ja ke dalur mbanë dhe tash i ke të gjitha shkathtësitë që të nevojiten për të qenë i suksesshëm. Por duhet ta përmirësoni veten vazhdimisht duke bërë gjëra në të ardhmen që janë përtej mundësive tuaja të tanishme.

Pasi që koha juaj nuk është e përhershme, ju duhet të dedikoheni mësimit të shkathtësive të reja që do të të sjellin përfitimet më të mëdha. Ekzistojnë 9 shkathtësi që besoj se janë të rëndësishme, sepse vazhdimisht do të shpaguhen. Këto janë shkathtësitë që shpaguhen më së shumti për shkak që të mësojnë dhe mbajnë dashurinë për mësimin.

Inteligjenca emocionale (IE), është aftësia për t’i identifikuar dhe njohur emocionet tona dhe emocionet e të tjerëve, dhe aftësia për të përdorur këtë dije për t’i menaxhuar sjelljen dhe lidhjet. Kjo shkathtësi ndikon në mënyrën se si ne i menaxhojmë sjelljet, sillemi në situata sociale të komplikuara, dhe ju ndihmon të merrni vendime personale që sjellin rezultate pozitive.

Menaxhimi i kohës. Njëra prej gjërave më të mëdha që bëhet pengesë e menaxhimit efektiv të kohës është “tirania e detyrave urgjente”. Kjo do të thotë se ti kalon shumë kohë duke i bërë detyrat e vogla, dhe harxhon kohë dhe energji në detyra që të pengojnë prej kryerjes së gjërave me rëndësi. Të mësosh se si ta menaxhosh kohën me efektivitet të mundëson të përformosh në nivel më të lartë, dhe të mundëson të punosh në mënyrë efektive dhe t’i kryesh detyrat me rëndësi për çdo ditë.

Të dëgjuarit. Kjo shkathtësi është e lehtë, apo jo? Nëse nuk jemi duke folur, jemi duke dëgjuar, apo s’është kështu? Epo, jo saktësisht. Shpesh mendojmë se jemi duke dëgjuar se çka është duke thënë dikush tjetër, por në fakt ne jemi duke planifikuar se si të përgjigjemi. Të dëgjosh me të vërtetë, do të thotë të fokusohesh në atë çka personi tjetër është duke e thënë. Dëgjo për të kuptuar e jo për të kthyer përgjigje.

Si të thuash JO. T’u themi JO disa gjërave është e vështirë për shumë prej nesh, madje kjo gjë shpesh na shkakton stres, dhe bën që energjitë tona të digjen. Kur situata kërkon JO-në si përgjigje, shmanguni përdorimit të frazave si, “nuk besoj që mundem” apo “nuk e di me siguri”. Kur mësoni të thoni JO, e lironi veten prej obligimeve të tepërta dhe lironi kohë dhe energji për gjërat e rëndësishme në jetë.

Të kërkosh ndihmë. Të kërkosh ndihmë mund të mos duket si shkathtësi, por kërkon shumë vetëbesim dhe përulje të pranosh se ke nevojë për ndihmë. Megjithatë kjo shkathtësi ka rëndësi shumë të madhe, pasi që punëdhënësit nuk kanë nevojë për një punëtor që vazhdon në rrugën e gabuar, vetëm pse nuk ka vullnet të kërkojë ndihmë.

Të bësh gjumë cilësor. Të gjithë e dimë që gjumi cilësor është i mirë për trurin. Gjatë gjumit, trupi largon proteinat toksike, por mund ta bëjë këtë vetëm kur bëni gjumë të mjaftueshëm. Të mësosh se si të bësh gjumë kualitativ në baza ditore është shkathtësi e vështirë për t’u mësuar, por shpaguhet tejmase për çdo ditë.

Të mësosh të heshtësh. Natyrisht, është ndjenë e mirë ta heqësh barrën mbi supe duke biseduar me dikë, dhe duke shfryrë mllefin tënd, por kjo jep vetëm kënaqësi të përkohshme. Është në natyrën tonë njerëzore të mundohemi ta dëshmojmë se kemi të drejtë, por kjo gjë rrallë është efektive. Në konflikt, emocionet e pakontrolluara, ju bëjnë të ngulni këmbë dhe të luftoni në beteja që mund ta dëmtojnë lidhjen që keni me atë person. Prandaj kur i lexon situatat dhe përgjigjesh me gjakftohtësi ndaj emocioneve, dhe i zgjedhë betejat me zgjuarsi, mësohesh të mbash qëndrim vetëm kur është momenti i duhur. Kjo do të thotë që për të bërë gjënë e duhur, nganjëherë duhet ta kafshosh gjuhën.

Të marrësh iniciativë. Iniciativa është një shkathtësi që ju ndihmon të përparoni shumë në jetë. Nganjëherë ekziston një dallim i madh mes asaj që duhet ta bëjmë dhe faktit që kemi shumë frikë apo dembeli për ta bërë atë gjë. Për t’i shtyrë gjërat përpara duhet iniciativë. Duhet nganjëherë të rrezikosh dhe ta shtyhesh veten përtej zonës së rehatisë, deri sa marrja e iniciativës të bëhet pjesë e natyrës tënde.

Të qëndrosh pozitiv/e. Ka raste kur të gjesh motivimin për tu fokusuar në gjërat pozitive është sfidë e madhe, e një gjë që i pengon pozitivitetit është fakti që truri ynë është i prirur për t’u fokusuar në rreziqe dhe vazhdimisht është në gjendje alarmi duke pritur gjëra negative. Të qëndrosh pozitiv është një sfidë që kërkon shumë fokusim dhe vëmendje. Duhet që t’ia caktosh vetes si qëllim të qëndrosh pozitiv për ta tejkaluar tendencën e trurit për t’u fokusuar në gjëra negative.

Për fund
Mos harroni se mësimi gjatë tërë jetës shpaguhet më shumë se shkathtësitë që i keni. Prandaj, asnjëherë mos ndaloni së mësuari gjëra të reja.

Storje e suksesit në WOW 3- Vesa Broja

Projekti WOW 3 po i afrohet përmbylljes. Në këtë projekt ishin pjesëmarrëse 50 vajza nga komuna e Prishtinës, dhe 80 vajza nga komun e Gjilanit. Pra pritet që tregut të punës online t’i shtohen rreth 130 freelancer-e të reja në fushën e Dizajnit Grafik dhe në Front-End. Edhe gjatë fazave të para të trajnimit, pjesëmarrëset janë treguar shumë të sukseshme duke aplikuar në punë online dhe duke përfituar kontrata ndërkombëtare. Ky trend i suksesit po vazhdon edhe tani gjatë fazës finale të projektit, ku vajzat po vazhdojnë të fitojnë kontrata online. Ndër vajzat që kanë fituar kontratën e parë të punës online dhe që po vazhdon t’i aplikojë njohuritë e fituara gjatë trajnimit edhe përmes punës ofline është edhe Vesa Broja, e cila na tregon më shumë për përvojën e saj.

Unë e kam të përfunduar nivelin bachelor në fakultetin e inxhinierisë elektrike dhe kompjuterike, dega telekomunakacion. Momentalisht jam absolvente master në të njejtin drejtim. Merrem me biznes privat që e kemi mjaft të zgjeruar, i cili quhet Broja Market dhe jam menaxhere në firmë. Kjo edhe ka qenë shtyrje për mua që ta marr Front End drejtimin, për të pasë mundesinë të krijojë vet një web faqe për firmën tonë, në të cilën jam duke punuar me djalin e axhës i cili është dizajner.

Ky është rrugëtimi im që tregon se si jam bërë pjesë e WOW. E pashë në facebook se është hapur konkursi për pranim në regjionin e Prishtinës, dhe pa hezituar aplikova unë dhe dy shoqe te miat. Ditën që ishte testi erdha në momentin e fundit pasi që isha në Mitrovicë edhe punët që i pata për ti kryer nuk më premtonin kohë të mjaftueshme për të arritur të testohem, por për fat ja arrita. Në rezultate doli se jam pranuar dhe isha mjaft e lumtur për shkak se numri i aplikantëve ishte mjaft i madh, si dhe mendoj që koha ishte ideale pasi punë me orar të plotë nuk kisha dhe koha ishte ideale për mua për të mësuar diqka të re. Për aq sa munda u perkushtova dhe mendoj se me përkushtim maksimal edhe përfitimi nga projekti mundet me qenë maksimal dhe vajzat mund të fitojnë shumë në dije, në punë etj. Punët që mund të kryhen me mësimet në WOW, punët që i gjejmë munden me qenë parësore (full time), munden edhe dytësore(part time), si shtesë apo edhe kur ne kemi pak kohë, punë ka gjithmonë. Përmes WOW, un kam gjetur një profesion të cilin mund ta ushtroj sipas orarit që më përshatet, dhe për aq sa punoj edhe fitoj të hyra, kshtu që shpresoj që kam me ju kthy punës në Upwork me shumë angazhime edhe me përfitime.

Sot fillon kursi CacttuKids

Pas një vere intensive, me plot aktivitete, kursi për kodim CacttuKids do e nisë sezonën e vjeshtës me kurset e rregullta. Nga sot, fëmijët mund të regjistrohen çdo muaj, duke u angazhuar jashtë shkollës në kurset tona atraktive, për të krijuar projekte të veçanta dhe për të eksploruar gjëra të reja.

Gjatë verës, shumë fëmijë dhe adoleshentë nisën eksperiencën e tyre si programerë të rinj, duke na prezantuar në fund të kursit projektet e tyre të krijuara me imagjinatën e tyre. CacttuKids pret shumë të rinj të tjerë të na befasojnë me krijimet e tyre origjinale dhe kreative.

Regjistrimeve të reja në CacttuKids i parapriu edhe eventi Code&Pizza II, që u organizua të shtunën në Cacttus Education, e ku shumë fëmijë dhe adoleshentë provuan kodimin dhe shijuan picat në ambientin tonë të këndshëm. Duke e parë që evente të tilla po zgjojnë mjaft interes tek të rinjtë dhe po nxisin dëshira të reja tek ta, CacttuKids do të vazhdoj me organizimin e ngjarjeve të ngjashme për të ju dhënë mundësi secilit që të provojë falas programet tona.

Ndërkaq, sot nga ora 18:00, CacttuKids mirëpret të gjithë të rinjtë prej moshës 7-15 vjeç, që të na bashkangjiten në fillimin e një aventure të re në programim.

Krijo lojën tënde dhe ndaje atë me të tjerët!

Regjistrohu online