fbpx

Cacttus Education pjesë e “Sfidës së Dizajnit” nga KosLift

Cacttus Education punoi me dy grupet e pjesëmarrësve për sidat e paraqitura nga Shije Rugove dhe Rrota, duke i mentoruar gjatë punës në “Design Challenge”. Secili nga ekipet pjesëmarrëse kishte përzgjedhur një sfidë për ta zgjidhur dhe dizajnuar gjatë aktivitetit.

Cacttus Education poashtu i udhëhoqi tri ekipe për të punuar në sfidën e marketingut të paraqitur nga Cacttus Education|”Outreach Plan-për rëndësinë e shkollimit profesional”.

Ky aktivitet u përmbyll me pjesën e prezantimeve të punës së ekipeve, dhe shpalljes së ekipeve që do të punojnë për ta zhvilluar idenë e tyre mëtutje përgjatë muajit Maj.

Fotografi nga ‘Design Challenge”, KosLift

Studentët e Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup

Studentë të Cacttus Education vizituan kompaninë Zombie Soup. Gjatë vizitës u mirëpritëm nga stafi, të cilët me shumë përkushtim na folën për punën që e bëjnë në kuadër të kompanisë. Studentët poashtu u njoftuan përsëafërmi me punën dhe projektet e Zombie Soup në fushën e Artificial Inteligence, Virtual Reality dhe Health Tech.

Gjatë vizitës, studentët tanë patën mundësinë të shohin se si profesionistë të fushës së teknologjisë e ushtrojnë profesonin e tyre në një ambient të ngrohtë e inovativ.

Përmes vizitave të ndryshme në kompani të sukseshme në vend, Cacttus Education synon që të përgatisë studentët edhe për të ardhmen e karrierës së tyre në drejtimin të cilin e studiojnë. Vizitat në kompani të ndryshme u shërbejnë studentëve për familiarizimin me profesionin e tyre në të ardhmen, dhe me mënyrën se si ky profesion ushtrohet në kompani të ndryshme.

Stafit të Cacttus Education i bashkohet edhe studenti Shaqir Maliqi

Shaqir Maliqi është student i vitit të parë në Cacttus Education, ku studion Administrim i rrjetave dhe sistemeve. Ai njëkohësisht është angazhuar në punë praktike në fushën e IT-së në Cacttus Education, ku po praktikon njohuritë e fituara gjatë studimeve.

Për përvojën e tij në përzgjedhjen e fushës së studimeve, Shaqiri tregon:

Zgjedhja e programit të studimit kuptohet që ka qenë e vështirë. Si çdo nxënës që pas përfundimit të shkollimit të mesëm ka vështirësi në zgjdhjen e drejtimit ku ai dëshiron të vazhdojë, ashtu kam pasur edhe unë vështirësi. Drejtimi që unë e studioj, ka prespektivë. Unë e konsideroj që ne po jetojmë në kohën e teknologjisë, ku teknologjia po ecën shumë shpejt. Arsyeja pse kam zgjedhur drejtimin Administrimin e Rrjetave dhe Sistemeve Operative është sepse në treg ka më pak konkurencë dhe shumë kërkesa për punë. Përpos kësaj, përgatitja profesionale edhe për tregun e jashtëm të punës më nxiti që të vazhdoj në këtë drejtim.

 

Si çdo fillim, edhe fillimi i vitit të parë në Cacttus Education ishte sfidues. Por fatmirësisht, në Cacttus gjeta ngrohtësinë dhe komoditetin e duhur për t’u frymëzuar dhe për të vazhduar më tej. Edhe studentët edhe stafi ishin të përkryer për ta bërë njëri tjetrin të ndjehet si në shtëpinë e tyre. Fundja, Cacttus me të vërtetë u bë shtëpia jonë e dytë.

 

Planet e mia për të ardhmen janë të profesionalizohem më tej në drejtimin tim në Cacttus Education, gjë që Cacttus veç na e ofron çdo ditë. Në fund shpresoj të punësohem apo të vazhdoj t’a përcjellë atë që unë kam mësuar gjatë këtyre dy viteve.

Cacttus Education do të vazhdojë me angazhimin e studentëve në punë praktike, për t’ju mundësuar që të bëhen profesionistë të shkathtë në drejtimet që i studiojnë.